I
Hyrje
Allahun e Madhëruar e falënderoj, e Ai është i Falënderuar, Mahmud, Hamid, para se ta falënderojnë krijesat e Tij, Ai është i Pari, asgjë nuk ka para Tij, Ai është i Fundit, asgjë nuk ka pas Tij, Ai është Zot, Krijues, Furnizues, Mbikëgjyrës i kësaj githësie, çfarë do Ai, bëhet dhe çfarë nuk do, nuk bëhet.
Atë e falënderoj për çdo mirësi me të cilën ka nderuar krijesat e Tij në përgjithësi dhe mua në veçanti, se vërtet mirësitë e Allahut ndaj meje kanë qenë të mëdha, Allahu na i ruajt këto të mira dhe na i shtoftë, amin.
Ndër të mirat e Allahut xh.sh. ndaj meje, robit të dobët, është që më mundësoi të studioja Librin e Tij dhe Sunetin e Pejgamberit të Tij, alejhi selam, ta njihja më mirë madhërine e Tij nëpërmjet Kur'anit dhe Sunetit të Pejgamberit të Tij, Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Metoda e punës
Gjatë punës me këtë libër kam ndjekur metodën në vijim:
-Kam mbledhur shumë burime që flasin në detaje për emrat e Allahut xh.sh., si: Tefsir El-Esmau Allahi El-Husna shkruar nga Ez-Zexh-xhaxh, por kam lexuar edhe libra të përgjithshëm që cekin edhe emrat e Allahut xh.sh., si fjala vjen tefsire të ndryshëm, duke filluar nga tefsiri i Taberiut dhe radhazi tefsirë të tjerë deri te tefsiri i Kurtubiut, i Ibnu Kethirit, Alusit, Seadit dhe të tjerë, pastaj librat e Ibnu Tejmijes, pastaj të Ibnu Kajimit e të tjerë. Kam lexuar edhe libra të gjuhës, të cilat flasin për kuptimin gjuhësor të emrave të Allahut, por herë-herë edhe kuptimin sheriatik, si libri: Es-Sisah nga El-Xhevherij, El-Mufredat fi Garib El-Kur'an nga Err-Rragib, En-Nihajetu fi Garib El-Hadith nga Ibnu El-Ethir, Lisan El-Arab nga Ibnu Mendhuri dhe të tjerë.
- Kam përmendur emrin e Allahut xh.sh., pastaj sa herë është cekur në Kur'an, duke dhënë edhe disa ajete apo pjesë të ajetit ku është përmendur emri në fjalë.
- Kam dhënë kuptimin gjuhësor të emrit në fjalë.
- Kam dhënë kuptimin e emrit në fjalë sa i përket Allahut xh.sh., duke cekur mendimet e ulemave për atë emër, si Taberiut, El-Halimij, Hatabit, Bejhakiut, Gazaliut, Ibnu Kajimit dhe ulemave të tjerë.
- Jam munduar që edhe vetë ta komentoj e shpjegoj kuptimin e atij emri ashtu siç e kam kuptuar.
- Kam përmendur disa nga frytet e besimit në emrin në fjalë, duke u përpjekur që të jem sa më konkret, sa më aktual me gjendjen e popullit tim, duke shtjelluar atë që na duhet më shumë nga kuptimet e atij emri të bukur.
- Ajetet i kam dhënë në origjinal dhe pastaj kam dhënë kuptimin e tyre duke u bazuar në përkthimet e kuptimeve të Kur' anit, që janë në giuhën shqipe, nga të cilat unë kam katër përkthime. Pastaj i kam krahasuar ato përkthime dhe në fund ose kam marrë ndonjërin prej tyre ose kam përzgjedhur nga secili aq sa e kam parë të udhës ose nganjëherë kam dhënë mendimin tim duke i kundërshtuar të gjitha përkthimet.
- Hadithet i kam përmendur në origjinal në arabisht, pastaj i kam përkthyer.
- Në fusnota kam sqaruar se kush e ka transmetuar atë hadith dhe kam dhënë shkallen e tij për nga vërtetësia e transmetimit.
- Jam munduar që metoda e shpjegimit të jetë sa më e thjeshtë dhe e kapshme për mentalitetin e popullit tone.
Zatën, qëllimi kryesor i këtij libri është që popullit tim fillimisht, e pastaj edhe të tjerëve, t'u ofroj një libër që ua sqaron emrat e Allahut xh.sh. dhe nëpërmjet të cilëve sigurisht do ta njohin Allahun më shumë e pastaj do ta duan më shumë, do t'ia kenë frikën më shumë, do të shpresojnë e punojnë më shumë dhe do të jenë më afër Tij. Ky është edhe qëllimi i krijimit të njeriut, që ta adhurojë Allahun xh.sh., të jetë sa më afër Tij, subhanehu ve teala, e nuk ka mundësi të arrihet kjo ndryshe vetëm se duke e njohur Atë. Ai njihet vetëm nëpërmjet njohjes së emrave të Tij, të kuptuarit të emrave të Tij me të cilët Ai e ka përshkruar Veten e Tij ose e ka përshkruar i Dërguari i Tij, Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Sigurisht që më këtë libër edhe une synoj të fitoj kënaqësinë e Allahut dhe të jem edhe më afër Tij, subhanehu ve teala.
Këtë libër e kam titulluar Shpjegim i emrave të bukur të Allahut.
Shpresoj që ky libër t'u shërbej të giithëve, të rinjve dhe të vjetërve, studentëve e hoxhallarëve dhe xhematit në përgjithesi.
Sigurisht që ky libër, si të gjithë librat e mi dhe të çdo njeriu, kanë mangësite e tyre, ndaj vërejtjet tuaja, sugjerimet e këshillat do t'i pranoj zemërhapur, në mënyrë që t'i permiresoj për botimin e radhës.
Allahu na e pranoftë këtë vepër, na dhëntë bereqet në të dhe në tërë jetën tonë, na e shënoftë sadaka xharije, na e vendostë në peshoret tona të veprave të mira Ditën e Kiametit, amin!
I juaji, Shefqet Krasniqi
Prishtinë, tetor, 2021
Rebiu el-evvel, 1443