Emrat e Allahut

62

ٱلْمُعِيدُ

El-Mu’id

Rikrijuesi

Kategoria

  • Krijimi

Ai që rikthen gjithçka sërish

El-Mu'id është Rikrijuesi. Ashtu siç e nisi krijimin, ashtu e përsërit — dhe kjo është e lehtë për Të.

Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Mu’id - Rikrijuesi, Ai që rikrijon, i ringjall së dyti krijesat pas vdekjes.

أَوَلَمْ يَرَوْا كَيْفَ يُبْدِئُ ٱللَّهُ ٱلْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥٓ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى ٱللَّهِ يَسِيرٌ“Vallë, a nuk e vërejnë ata se si Allahu nis krijimin, e pastaj atë e rikthen (e përsërit), e kjo është lehtë për Allahun.” (Ankebut: 19)

ٱللَّهُ يَبْدَؤُا ٱلْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُۥ ثُمَّ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ“Allahu e fillon krijimin, mandej e përsërit atë, e më në fund tek Ai do të ktheheni.” (Rrum: 11)

Taberiu për ajetin kur’anor:يَوْمَ نَطْوِى ٱلسَّمَآءَ كَطَىِّ ٱلسِّجِلِّ لِلْكُتُبِ كَمَا بَدَأْنَآ أَوَّلَ خَلْقٍ نُّعِيدُهُۥ وَعْدًا عَلَيْنَآ إِنَّا كُنَّا فَٰعِلِينَ “...Ashtu siç e filluam krijimin e parë, e rikthejmë...” (Enbija: 104), ka thënë se kuptimi është: “Do i rikthejmë krijesat Ditën e Kiametit të zhveshura, të zbathura dhe të pabëra synet, ashtu siç i kemi krijuar në fillim, atëherë kur i kemi krijuar në barqet e nënave të tyre.

Kurtubiu për këtë ajet ka thënë: “Ibnu Abasi ka thënë: “Çdo gjë e shkatërrojmë, ashtu siç ka qenë në fillim, kur nuk ka pasur asgjë, e pastaj e rikthejmë”.

Ez-Zexhaxhij ka thënë: “El-Mubdi dhe El-Mu’id është Nismëtari i krijesave, Ai që i ka filluar ato pa qenë fare, pa pasur asgjë prej tyre, Ai që i rikthen e ringjall ato pasi të jenë harxhuar e asgjësuar, duke mos pasur asnjë pikë dyshimi në këtë.

Err-Rragib ka thënë: “Allahu është El-Mubdiu dhe El-Mu’idu, Nismëtari dhe Rikrijuesi, që do të thotë se është shkak (sebep) për fillim dhe për mbarim, e bëri krijimin në fillim dhe e përsërit.

Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.

-Allahu është Krijues i gjithësisë, është Shpikësi, Nismëtari i çdo gjëje, ashtu siç është Rikrijuesi, Ringjallësi që i ringjall dhe i krijon për së dyti krijesat e Tij kur i nxjerr para Vetes në Ditën e Kiametit.

-Allahu është i vetmi që meriton të adhurohet e të madhërohet, askush tjetër.

-Dija e Tij është absolute, Ai di çdo gjë, di sa krijesa ka krijuar, si i ka krijuar, sa jetojnë, ku jetojnë, kur vdesin dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me to.

-Fuqia e Tij është absolute, Ai ka krijuar krijesa gjigante, si qiejt, toka, planetët e ndryshëm dhe ç’ka në ta. Zoti i vërtetë është i fortë, ElKavijj.

-Pushteti i Tij është absolut, numrin e madh të krijesave e di vetëm Ai, siç di madhësinë dhe llojshmërinë e tyre, të gjitha janë nën pushtetin e Tij absolut.

Ringjallemi si kemi qenë në këtë dunja dhe bashkë me ne janë edhe veprat që kemi punuar, prandaj kemi kujdes se çfarë flasim e veprojmë në këtë dunja.