78
ٱلْغَنِيُّ
El-Ganij
I Pasuri - I Vetëmjaftueshmi
Kategoritë
- Madhështia
- Furnizimi
Kush është i pasuri që s’ka nevojë për askënd?
El-Ganij është i Vetëmjaftueshmi, ndërsa ne të gjithë kemi nevojë për Të në çdo çast.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Ganij, I Pasuri - I Vetëmjaftueshmi, Ai që nuk ka nevojë për asgjë në Qenien e Tij, as në cilësitë e Tij e as në veprimet e Tij.
Ky emër i Allahut është përmendur tetëmbëdhjetë herë në Kur’an, si në ajetet:
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
Sigurisht që frytet e këtij emri të bukur të Allahut janë të shumta, veçojmë ndër to:
-Bindja se Allahu xh.sh. është i vetëmjafueshëm, i panevojshëm për askënd, në lartmadhërinë e Tij, në cilësitë e Tij, në veprimet e Tij, në pushtetin e Tij dhe kështu me radhë në të gjitha fushat, Ai asnjëherë për asgjë nuk ka nevojë nga askush dhe çdokush tjetër ka nevojë për Të.
-Edhe njerëzit mund të emërtohen se janë ganij, agnija, të pasur, që do të thotë se në njëfarë forme nuk kanë nevojë për të tjerët, por të tjerët kanë nevojë për ta, për pasurinë e tyre, mirëpo kjo pavarësi e tyre është shumë e mangët sepse nuk kanë mundur ta arrijnë atë pasuri e pushtet pa ndihmën e të tjerëve dh nuk mund ta mbajnë atë pa ndihmën e të tjerëve sepse pasuria ka nevojë për mirëmbajtje, për përkujdesje, prandaj kuptimi i plotë i emrit el-ganij i takon vetëm Allahut xh.sh..
-Ndjenja e njeriut se ka nevojë të plotë për Allahun në çdo rast e çdo çast, as qerpikun e syrit nuk mund ta lëvizë pa ndihmën e Allahut xh.sh., asnjë kafshatë bukë nuk mund ta gëlltisë pa lejen dhe ndihmën e Allahut xh.sh., pasi njeriu vërtet është ‘i varfër’ edhe nëse është milioner, ndërsa Allahu është i Pasur.
-Ndjenja e modestisë para të madhit Allah xh.sh., të Pasurit e të panevojshmit për të tjerët. Gjithçka që kemi, e kemi nga Allahu, ndaj duhet të jemi modestë, jo kryelartë e mendjemëdhenj.
-Të gjithë robërit janë të varfër dhe kjo varfëri e tyre është dy llojesh:
a) varfëri e domosdoshme, që është për të gjithë njerëzit, sepse të gjithë kanë nevojë për të Pasurin, për Lartmadhërinë e Tij;
b) varfëri e përzgjedhur, ku robi e njeh Zotin e tij, e njeh veten e tij, e di se çdo gjë është në dorën e Allahut xh.sh., e di se ai ka dalë nga barku i nënës së tij lakuriq, pa asnjë pasuri, madje pa rroba në trup, por më pas Allahu i ka dhënë pasuri dhe shumëçka tjetër, ndaj Atë e adhuron, e madhëron, e falënderon për çdo mirësi dhe Atij ia atribuon çdo begati të tij. Për këtë lloj varfërie njeriu shpërblehet, ka sevap për të.
-Ta lutim Allahun që të na japë pasuri e rizk të gjerë sepse Ai ka mjaft, hambarët e pasurisë së Tij nuk shteren.
-Njerëzit vazhdojnë ta fyejnë e shajnë Allahun, të jenë mohues të të mirave të Tij, por Ai megjithatë vazhdon t’u japë nga pasuria e Tij, t’i mëshirojë ata, t’i afatizojë. Vërtet Zoti ynë shumë i mëshirshëm, shumë i Butë, subhanehu ve teala.