57
الْكَفِيل
El-Kefil
Garantuesi
Kategoria
- Mbrojtja
Ai që mban premtimin dhe kujdeset për ty
El-Kefil është Dorëzani yt — asgjë që i ke besuar Atij s’shkon kot, Ai kujdeset për çdo hollësi.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Kefil - Garantuesi, Dëshmuesi, Dorëzanë, Ruajtësi, Kujdestari.
Emri El-Kefil është përmendur vetëm një herë në Kur’an, në ajetin:
Kuptimi i emrit el-kefil sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.
Taberiu për ajetin kur’anor:
Kurtubiu ka thënë: “Kefil ka kuptimin Dëshmues. Thuhet edhe Ruajtës apo Garantues.
-Allahu xh.sh. është Mbikëqyrës, Kujdestar, Rregullues i çështjeve të krijesave të Tij, i ruan dhe përkujdeset për ta, për rizkun e tyre, për dobitë e tyre, për jetën e tyre të kësaj dhe të botës tjetër.
-Çdo krijesë ka nevojë për Të, ndërsa Ai nuk ka nevojë për asgjë.
-Përderisa Allahu është i vetmi kujdestar dhe mbikëqyrës i krijesave të Tij dhe në dorën e Tij është dëmi dhe dobia e krijesave, është fati i tyre, është jeta dhe vdekja, atëherë kjo nënkupton se Ai ka cilësi të përkryera, si për shembull dijen e përkryer, fuqinë e përkryer, pasurinë dhe pushtetin absolut, urtësinë e përkryer, mëshirën e përkryer, bujarinë e përkryer dhe cilësi të tjera që përfshijnë emrat El-Vekil dhe El-Kefil.
-Mbështetja e sinqertë tek Allahu xh.sh., lënia në dorën e Tij të çështjeve tona, pasi ne të veprojmë shkaqet, t’i mbështetemi Atij, të bëjmë tevek-kul.
-Përderisa kuptimi i emrave El-Vekil dhe El-Kefil është kujdestaria, rregullimi, ruajtja dhe garancia jonë, atëherë besimi në këta dy emra e bën njeriun të qetë, të mos shqetësohet e brengoset, por t’i mbështetet Atij pasi të ketë vepruar shkaqet. Allahu sigurisht që ka për t’i ndihmuar ata, çështjet e tyre ka për t’ua rregulluar, nga çdo e ligë dhe e keqe ka për t’u mjaftuar, subhanehu ve teala.
Nga frytet e besimit në emrat El-Vekil dhe El-Kefil
Sigurisht që frytet e këtyre dy emrave të bukur të Allahut të Madhëruar janë të shumtë, ndër to veçojmë:
-Allahu xh.sh. është Mbikëqyrës, Kujdestar, Rregullues i çështjeve të krijesave të Tij, i ruan dhe përkujdeset për ta, për rizkun e tyre, për dobitë e tyre, për jetën e tyre të kësaj dhe të botës tjetër.
Çdo krijesë ka nevojë për Të, ndërsa Ai nuk ka nevojë për asgjë.
-Përderisa Allahu është i vetmi kujdestar dhe mbikëqyrës i krijesave të Tij dhe në dorën e Tij është dëmi dhe dobia e krijesave, është fati i tyre, është jeta dhe vdekja, atëherë kjo nënkupton se Ai ka cilësi të përkryera, si për shembull dijen e përkryer, fuqinë e përkryer, pasurinë dhe pushtetin absolut, urtësinë e përkryer, mëshiren e përkryer, bujarinë e përkryer dhe cilësi të tjera që përfshijnë emrat El-Vekil dhe El-Kefil.
-Mbështetja e sinqertë tek Allahu xh.sh., lënia në dorën e Tij të qështjeve tona, pasi në të veprojmë shkaqet, t'i mbështetëmi Atij, të bëjmë tevek-kul.
-Përderisa kuptimi i emrave El-Vekil dhe El-Kefil është kujdestaria, rregullimi, ruajtja dhe garancia jonë, atëherë besimi në këta dy emra e bën njeriun të qetë, të mos shqetësohet e brengoset, por t'i mbështetet Atij pasi të ketë vepruar shkaqet. Allahu sigurisht që ka për ti ndimuar ata, çështjet e tyre ka për t'ua rregulluar, nga çdo e ligë dhe e keqe ka për t'u mjaftuar, subhanehu ve teala