Mbështetu tek Ai që s’gabon kurrë
El-Vekil është Përkujdesësi. HasbunAllahu ve ni'mel vekil — Allahu mjafton, dhe Ai është Mbrojtësi më i mirë.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Vekil - Rregulluesi, Përkujdesësi, Ai që përkujdeset për çdo gjë për krijesat e Tij, Mbrojtësi, Ruajtësi, Rregulluesi, Kujdestari.
Emri El-Vekil është përmendur 14 herë në Kur’an, si në ajetet:
ٱلَّذِينَ قَالَ لَهُمُ ٱلنَّاسُ إِنَّ ٱلنَّاسَ قَدْ جَمَعُوا لَكُمْ فَٱخْشَوْهُمْ فَزَادَهُمْ إِيمَٰنًا وَقَالُوا حَسْبُنَا ٱللَّهُ وَنِعْمَ ٱلْوَكِيلُ“Edhe për ata të cilët, kur njerëzit u thanë: “shumë njerëz janë mbledhur që t’ju sulmojnë, prandaj kini frikë”, kjo vetëm sa ua shtoi edhe më shumë besimin, prandaj thanë: “Neve na mjafton Allahu dhe Ai është Mbrojtësi më i mirë”. (Ali Imran: 173)
وَيَقُولُونَ طَاعَةٌ فَإِذَا بَرَزُوا مِنْ عِندِكَ بَيَّتَ طَآئِفَةٌ مِّنْهُمْ غَيْرَ ٱلَّذِى تَقُولُ وَٱللَّهُ يَكْتُبُ مَا يُبَيِّتُونَ فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ وَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًا“...dhe mbështetu tek Allahu! Se Allahu të mjafton si Mbrojtës”. (Nisa: 81)
ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمْ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ خَٰلِقُ كُلِّ شَىْءٍ فَٱعْبُدُوهُ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ وَكِيلٌ“Ky është Allahu, Zoti juaj. S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij, Krijuesit të çdo gjëje, andaj adhuroni vetëm Atë! Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje!” (Enam: 102)
ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَىْءٍ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ وَكِيلٌ“Allahu është Krijues i çdo sendi dhe Ai është Mbikëqyrës (Vekil, Kujdestar, Ruajtës, Rregullues) i çdo gjëje”. (Zumer: 62)
Dhe në ajete të tjera.
Kuptimi i emrit el-vekil sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.
Taberiu për ajetin kur’anor:
وَيَقُولُونَ طَاعَةٌ فَإِذَا بَرَزُوا مِنْ عِندِكَ بَيَّتَ طَآئِفَةٌ مِّنْهُمْ غَيْرَ ٱلَّذِى تَقُولُ وَٱللَّهُ يَكْتُبُ مَا يُبَيِّتُونَ فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ وَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًا“...dhe mbështetu tek Allahu! (Nisa: 81), ka thënë: “Mbështetju Allahut, o Muhamed, lërja Atij çështjen tënde, ki besim të plotë tek Ai për të gjitha çështjet, “se Allahu të mjafton si Mbrojtës”. Të mjafton Allahu si mbrojtës e ruajtës për atë që të urdhëron, Ai është Kujdestar ngadhënjyes i yti”.
Ndërsa për ajetin kur’anor:ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمْ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ خَٰلِقُ كُلِّ شَىْءٍ فَٱعْبُدُوهُ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ وَكِيلٌ “...Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje!” (Enam: 102), ka thënë: “Allahu xh.sh. për çdo gjë që ka krijuar është vigjilent, mbikëqyrës e ruajtës, i furnizon të gjithë nga rizku i Tij, ashtu sikurse i dirigjon me fuqinë e Tij”.
Hatabi ka thënë: “El-Vekil është mjaftuesi, thuhet se kuptimi i tij është Garantuesi, Kujdestari i rizkut të robërve të Tij, Përkujdesësi për nevojat e tyre. Realiteti i tij është që të pavarësohet për çështjen e marrë përsipër për përkujdesje, prandaj thuhet edhe fjala e besimtarëve:ٱلَّذِينَ قَالَ لَهُمُ ٱلنَّاسُ إِنَّ ٱلنَّاسَ قَدْ جَمَعُوا لَكُمْ فَٱخْشَوْهُمْ فَزَادَهُمْ إِيمَٰنًا وَقَالُوا حَسْبُنَا ٱللَّهُ وَنِعْمَ ٱلْوَكِيلُ “...Neve na mjafton Allahu dhe Ai është Mbrojtësi më i mirë”. (Ali Imran: 173), që do të thotë se Ai është Mbrojtësi më i mirë për çështjet tona dhe Mbikëqyrës i tyre.
Llojet e kujdestarisë (el-vekale)
Emri el-vekil ka dy kuptime:
-Mbikëqyrje e përgjithshme, që ka për qëllim përkujdesjen e Allahut për të gjitha krijesat e Tij pa asnjë dallim, që Ai përkujdeset për rizkun dhe furnizimin e krijesave të Tij dhe për çdo çështje të tyre, siç ka thënë Allahu në suren Enam:ذَٰلِكُمُ ٱللَّهُ رَبُّكُمْ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ خَٰلِقُ كُلِّ شَىْءٍ فَٱعْبُدُوهُ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ وَكِيلٌ “...Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje!” (Enam: 102), domethënë që përkujdeset dhe merr përsipër çdo gjë që kanë nevojë ato krijesa.
-Mbikëqyrje e veçantë, që është përkujdesja e veçantë për robërit e Tij të veçantë, për evliatë e Tij. Allahu ka një përkujdesje dhe mbikëqyrje të veçantë ndaj tyre dhe këtë e gjejmë në shumë ajete kur’anore, si në ajetin:وَيَقُولُونَ طَاعَةٌ فَإِذَا بَرَزُوا مِنْ عِندِكَ بَيَّتَ طَآئِفَةٌ مِّنْهُمْ غَيْرَ ٱلَّذِى تَقُولُ وَٱللَّهُ يَكْتُبُ مَا يُبَيِّتُونَ فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ وَتَوَكَّلْ عَلَى ٱللَّهِ وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ وَكِيلًا “...dhe mbështetu tek Allahu! Se Allahu të mjafton si Mbrojtës” (Nisa: 81), ku i madhi Allah xh.sh. e urdhëron Pejgamberin e Tij, Muhamedin, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, që t’i mbështetet Atij, t’ia lërë në dorë çështjen e tij Allahut të Madhëruar, duke e siguruar se Allahu ka për t’i mjaftuar dhe se përkujdesja ndaj të Dërguarit të Tij do jetë e veçantë. Ibnu Kethiri për këtë ajet thotë: “Kush i mbështetet Allahut dhe e lë çështjen në dorë të Tij, i mjafton për kujdestar, ndihmës e ngadhënjyes”.
Pastaj për ajetin:ٱلَّذِينَ قَالَ لَهُمُ ٱلنَّاسُ إِنَّ ٱلنَّاسَ قَدْ جَمَعُوا لَكُمْ فَٱخْشَوْهُمْ فَزَادَهُمْ إِيمَٰنًا وَقَالُوا حَسْبُنَا ٱللَّهُ وَنِعْمَ ٱلْوَكِيلُ “...prandaj thanë: “Neve na mjafton Allahu dhe Ai është Mbrojtësi më i mirë”. (Ali Imran: 173), thotë se Allahu na mjafton për çdo gjë që kemi nevojë, Ai është Mbrojtësi dhe Mbikëqyrësi më i mirë që përkujdeset për robërit e Tij.
Allahu i Madhëruar i ka urdhëruar robërit e Tij, evliatë e Tij, në shumë ajete kur’anore, si në ajetin e lartpërmendur, Nisa: 81, pastaj në ajetin e sures Maide:قَالَ رَجُلَانِ مِنَ ٱلَّذِينَ يَخَافُونَ أَنْعَمَ ٱللَّهُ عَلَيْهِمَا ٱدْخُلُوا عَلَيْهِمُ ٱلْبَابَ فَإِذَا دَخَلْتُمُوهُ فَإِنَّكُمْ غَٰلِبُونَ وَعَلَى ٱللَّهِ فَتَوَكَّلُوٓا إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ “...Në qoftë se jeni besimtarë, atëherë mbështetuni tek Allahu!” (Maide: 23), i ka urdhëruar që t’i mbështeten Atij, ta marrin për Mbikëqyrës e Kujdestar sepse kush ia lë çështjet e veta Atij dhe i mbështetet Atij, subhanehu ve teala, u mjafton atyre për çdo gjë, për dunja dhe për ahiret.
Nga frytet e besimit në emrat El-Vekil dhe El-Kefil
Sigurisht që frytet e këtyre dy emrave të bukur të Allahut të Madhëruar janë të shumtë, ndër to veçojmë:
-Allahu xh.sh. është Mbikëqyrës, Kujdestar, Rregullues i çështjeve të krijesave të Tij, i ruan dhe përkujdeset për ta, për rizkun e tyre, për dobitë e tyre, për jetën e tyre të kësaj dhe të botës tjetër.
Çdo krijesë ka nevojë për Të, ndërsa Ai nuk ka nevojë për asgjë.
-Përderisa Allahu është i vetmi kujdestar dhe mbikëqyrës i krijesave të Tij dhe në dorën e Tij është dëmi dhe dobia e krijesave, është fati i tyre, është jeta dhe vdekja, atëherë kjo nënkupton se Ai ka cilësi të përkryera, si për shembull dijen e përkryer, fuqinë e përkryer, pasurinë dhe pushtetin absolut, urtësinë e përkryer, mëshiren e përkryer, bujarinë e përkryer dhe cilësi të tjera që përfshijnë emrat El-Vekil dhe El-Kefil.
-Mbështetja e sinqertë tek Allahu xh.sh., lënia në dorën e Tij të qështjeve tona, pasi në të veprojmë shkaqet, t'i mbështetëmi Atij, të bëjmë tevek-kul.
-Përderisa kuptimi i emrave El-Vekil dhe El-Kefil është kujdestaria, rregullimi, ruajtja dhe garancia jonë, atëherë besimi në këta dy emra e bën njeriun të qetë, të mos shqetësohet e brengoset, por t'i mbështetet Atij pasi të ketë vepruar shkaqet. Allahu sigurisht që ka për ti ndimuar ata, çështjet e tyre ka për t'ua rregulluar, nga çdo e ligë dhe e keqe ka për t'u mjaftuar, subhanehu ve teala