Emrat e Allahut

60

الْمُحْصِي

El-Muhsi

Gjithënjohësi

Kategoria

  • Dituria

Asgjë nuk i shpëton dijes së Tij

El-Muhsi është Ai që di dhe numëron çdo gjë — çdo mendim, çdo vepër dhe çdo sekret janë të shkruara tek Ai.

Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Muhsi - Gjithënjohësi, Gjithëpërfshirësi dhe i Gjithëdijshmi, të Cilit nuk mund t’i shpëtojë pa shënuar asnjë proces, sado i vogël, në këtë gjithësi.

Ky emër i bukur i Allahut xh.sh. nuk është cekur në Kur’an me shprehje të qartë si emër El-Muhsi, por është cekur si folje në disa ajete, si për shembull:

إِنَّا نَحْنُ نُحْىِ ٱلْمَوْتَىٰ وَنَكْتُبُ مَا قَدَّمُوا وَءَاثَٰرَهُمْ وَكُلَّ شَىْءٍ أَحْصَيْنَٰهُ فِىٓ إِمَامٍ مُّبِينٍ“Ne do t’i ngjallim të vdekurit dhe Ne i shkruajmë veprat e tyre dhe gjurmët që lanë pas. Dhe çdo gjë kemi regjistruar në Librin e Qartë (Lehvi Mahfudh).” (Jasin: 12)

Pastaj në ajetin:

يَوْمَ يَبْعَثُهُمُ ٱللَّهُ جَمِيعًا فَيُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُوٓا أَحْصَىٰهُ ٱللَّهُ وَنَسُوهُ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ شَهِيدٌ“Në ditën kur Allahu t’i ringjall ata të gjithë, do t’i njoftojë se çfarë kanë punuar. Allahu i ka shënuar të gjitha, edhe pse ata kanë harruar. Allahu është Mbikëqyrësi i gjithçkaje”. (Muxhadeleh: 6)

Pastaj në ajetin:

لِّيَعْلَمَ أَن قَدْ أَبْلَغُوا رِسَٰلَٰتِ رَبِّهِمْ وَأَحَاطَ بِمَا لَدَيْهِمْ وَأَحْصَىٰ كُلَّ شَىْءٍ عَدَدًۢا“Në mënyrë që ta dijë nëse i përcjellin mesazhet e Zotit të tyre. Ai përfshin me dijen e Vet gjithçka që ata kanë dhe çdo gjë e ka llogaritur imtësisht.” (Xhin: 28)

Dhe në ajetin:وَكُلَّ شَىْءٍ أَحْصَيْنَٰهُ كِتَٰبًا “Ne e kemi ruajtur çdo gjë me shkrim.” (Nebe: 29)

Kuptimi i emrit el-muhsi sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.

Taberiu për ajetin kur’anor:إِنَّا نَحْنُ نُحْىِ ٱلْمَوْتَىٰ وَنَكْتُبُ مَا قَدَّمُوا وَءَاثَٰرَهُمْ وَكُلَّ شَىْءٍ أَحْصَيْنَٰهُ فِىٓ إِمَامٍ مُّبِينٍ “Ne do t’i ngjallim të vdekurit dhe Ne i shkruajmë veprat e tyre dhe gjurmët që lanë pas. Dhe çdo gjë kemi regjistruar në Librin e Qartë (Lehvi Mahfudh)” (Jasin: 12), ka thënë: “Allahu xh.sh. thotë se çdo gjë që ka qenë apo që do të jetë e kemi evidentuar, numëruar dhe e kemi regjistruar në Librin e Qartë, i cili tregon të vërtetën e tërë asaj që është shënuar në të. 

Bejhakiu ka thënë: “El-Muhsi është Ai që ka përfshirë çdo gjë me dijen e Tij, ndaj kuptimi i tij kthehet te cilësia e dijes”.

Ibnu Ethiri ka thënë: “El-Muhsi është Ai që ka përfshirë çdo gjë me dijen e Tij, ashtu që asgjë nuk i ikën atij, sado e vogël apo e madhe qoftë”.

Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.

Nga ajo që u cek më lart dhe nga komentet e tjera të dijetarëve rreth kuptimit të këtij emri të bukur të Allahut xh.sh., na bëhet e qartë se Allahu xh.sh. ka gjithëpërfshirë dhe evidentuar me dijen e Tij çdo krijesë, pavarësisht sa janë të vogla apo të mëdha, pavarësisht a janë në qiell apo në tokë, në mal apo në det. Ai ka përfshirë me dijen e Tij çdo gjë që ka të bëjë rreth tyre, si për shembull:

-Ka përfshirë veprat e robërve të Tij, të mira dhe të këqija, sevapet dhe gjunahet. I ka evidentuar dhe shënuar të gjitha ato, pastaj në Ditën e Kiametit ua paraqet njerëzve për t’i parë ata vetë se çfarë kanë vepruar, para se të fillojë gjykimi i tyre. U jepet libri njerëzve e pastaj u thuhet:وَكُلَّ إِنسَٰنٍ أَلْزَمْنَٰهُ طَٰٓئِرَهُۥ فِى عُنُقِهِۦ وَنُخْرِجُ لَهُۥ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ كِتَٰبًا يَلْقَىٰهُ مَنشُورًا
ٱقْرَأْ كِتَٰبَكَ كَفَىٰ بِنَفْسِكَ ٱلْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيبًا
“Çdo njeriu ia kemi varur në qafë llogarinë për punën e tij dhe Ne, do t’ia paraqesim Ditën e Kiametit librin, që do ta gjejë të hapur (e do t’i themi): “Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes!” (Isra: 13-14) Atë ditë kur njerëzit do ta lexojnë atë libër dhe do gjejnë atë që kanë vepruar gjatë jetës së tyre, sigurisht që besimtarët do gëzohen, kurse jobesimtarët do shqetësohen shumë dhe çuditen se si asgjë nuk paska shpëtuar pa u evidentuar.

“Dhe libri (i veprave të tyre) do t’u vihet përpara, e do t’i shohësh gjunahqarët se si do të tmerrohen nga ato që gjenden në të dhe do të thonë:وَوُضِعَ ٱلْكِتَٰبُ فَتَرَى ٱلْمُجْرِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَٰوَيْلَتَنَا مَالِ هَٰذَا ٱلْكِتَٰبِ لَا يُغَادِرُ صَغِيرَةً وَلَا كَبِيرَةً إِلَّآ أَحْصَىٰهَا وَوَجَدُوا مَا عَمِلُوا حَاضِرًا وَلَا يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَدًا “Të mjerët ne! Çfarë është ky libër që nuk paska lënë asnjë vepër të madhe apo të vogël pa e shënuar atë”. Aty do të gjejnë të shënuar gjithçka që kanë punuar. Zoti yt nuk i bën padrejtësi askujt.” (Kehf: 49) -Ka përfshirë me dijen e Tij numrin e të gjitha krijesave të qiejve dhe të tokës dhe jo vetëm që e di numrin e tyre, por di çdo gjë për to, gjendjen e tyre, nevojat e tyre, madje edhe gjërat më të imta që kanë të bëjnë me to.

-Dija e Tij ka përfshirë çdo krijesë, madje edhe çdo guralec të shkretëtirës, madje edhe çdo gjethe të çdo peme.