Emrat e Allahut

70

الرَّزَّاقُ , الرَّازِقُ

Er-Rrezak

Furnizuesi

Kategoria

  • Furnizimi

Rizku yt është në dorën e Tij

Er-Rrazak furnizon çdo krijesë me nevojat jetësore. Rizku yt është në dorën e Tij, jo në duart e njerëzve.

Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri Err-Rrazik - Furnizuesi, Ai që furnizon çdo krijesë me nevojat jetësore.

Emri Err-Rrazik është cekur pesë herë në Kur’an, si në ajetet:

قَالَ عِيسَى ٱبْنُ مَرْيَمَ ٱللَّهُمَّ رَبَّنَآ أَنزِلْ عَلَيْنَا مَآئِدَةً مِّنَ ٱلسَّمَآءِ تَكُونُ لَنَا عِيدًا لِّأَوَّلِنَا وَءَاخِرِنَا وَءَايَةً مِّنكَ وَٱرْزُقْنَا وَأَنتَ خَيْرُ ٱلرَّٰزِقِينَ“O Allah, o Zoti ynë! – tha Isai, i biri i Merjemes – Zbritna një sofër nga qielli, që të jetë festë për ne, për të parin dhe të fundmin tonë dhe të jetë mrekulli prej Teje dhe na jep mirësi, se Ti je Furnizuesi më i mirë!” (Maide: 114)

وَإِذَا رَأَوْا تِجَٰرَةً أَوْ لَهْوًا ٱنفَضُّوٓا إِلَيْهَا وَتَرَكُوكَ قَآئِمًا قُلْ مَا عِندَ ٱللَّهِ خَيْرٌ مِّنَ ٱللَّهْوِ وَمِنَ ٱلتِّجَٰرَةِ وَٱللَّهُ خَيْرُ ٱلرَّٰزِقِينَ“Mirëpo, sa herë që ata shohin ndonjë tregti ose lojë, shkojnë tek ajo e të lënë ty në këmbë. Thuaj: “Ajo që është tek Allahu, është më e mirë nga argëtimi e nga tregtia.” Allahu është Furnizuesi më i mirë”. (Xhumuah: 11)

Ndërsa emri Err-Rrezak është cekur vetëm një herë në Kur’an:

إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلرَّزَّاقُ ذُو ٱلْقُوَّةِ ٱلْمَتِينُ“Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi”. (Dharijat: 58)

Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.

Sigurisht që frytet e besimit në këtë emër të bukur të Allahut janë të shumta, si për shembull:

-Besimi dhe bindja e thellë se vetëm Allahu është rrezak, furnizues, se në dorën e Tij është rizku.

-Mbështetja në Allahun gjatë kërkimit të rizkut.

-Bindja se rizku është i caktuar dhe se ai që është caktuar për ty do vijë, nuk mund ta marrë kush, por duke vepruar shkaqet dhe duke iu mbështetur Allahut, me punë dhe tevekul.

-Dashuria ndaj të madhit Zot xh.sh., Furnizuesit, i cili ka marrë përsipër rizkun e të gjitha krijesave, pa asnjë dallim.

-Bërja e duave që Allahu të na shtojë rizkun, pastaj të na japë atë që është hallall, se Allahu gëzohet kur robi i Tij e lut Atë.

-Bindja se rizku i Allahut nuk harxhohet, as nuk pakësohet, hambarët e Tij janë të pashtershëm.

-Bindja se çfarë të ka caktuar Allahu nga rizku është më e mira për ty, ndaj nëse lyp shumë e Allahu nuk të jep aq sa ke kërkuar apo nuk ta jep atë që ke kërkuar, por të jep diçka tjetër, dije se ajo është më e mirë për ty.

-Bindja se udhëzimi, hidajeti, falënderimi e adhurimi dhe çdo punë tjetër të hairit që bëjmë ne muslimanët është prej Allahut xh.sh., është rizk i Tij, subhanehu ve teala.

-Përkujdesja që rizku të fitohet hallall e jo haram sepse rizku hallall të ndihmon në forcimin e imanit dhe qëndrueshmërisë në fe, përkundër rizkut haram, i cili ndikon në dobësimin e imanit dhe zbehjen e tij.