06
الْوَاحِدُ
El-Vahid
I Vetëm
Kategoria
- Madhështia
A ka ndonjë tjetër si Zoti yt?
El-Vahid është i Vetmi që meriton adhurim — pa rival, pa të barabartë, pa të dytë.
Emri El-Vahidu, i Vetmi, do të thotë i vetmi që nuk ka rival, nuk ka të dytë, nuk ka tjetër së bashku me të, nuk ka si Ai. Allahu është i vetëm, nuk ka tjetër pos Tij, subhanehu ve teala. Ai është i vetëm në lartmadhërinë e Tij, në Qenien e Tij, i vetëm në cilësitë e Tij, i vetëm në emrat e Tij. Është i vetëm si krijues, i vetëm në urdhërim e ndalim, i vetëm në kada apo caktim, i vetëm që mban qiejt dhe tokën dhe çdo gjë tjetër. Ky emër është përsëritur disa herë në Kur’an, mbi 20 herë, si ajeti:
Taberiu në tefsirin e këtij ajeti ka thënë: “O ju njerëz, ai që meriton respekt, ai që meriton adhurim nga ana juaj është një i adhuruar, është një Zot, ndaj mos adhuroni tjetërkënd pos Tij, as mos adhuroni tjetërkënd së bashku me Të, ngase ai të cilin po ia bëni rival në adhurimin tuaj është krijesë prej krijesave të Zotit tuaj sikurse ju, e Zoti juaj është i Vetëm, nuk ka rival, as ortak, nuk i shëmbëllen Atij askush...
Pastaj ajeti:
Pastaj ajeti:
Emri El-Vahid dhe El-Ehad edhe pse i përngjajnë njëri-tjetrit dhe kanë një rrënjë, megjithatë kanë dallime mes tyre:
- Emri El-Vahid përdoret për të filluar numërimin, thuhet: vahidun, ithnani, thelathe... një, dy, tre.., ndërsa tek emri 'ehadun' ndërpritet numërimi, nuk ka të dytë pos tij, nuk thuhet: ehadun, ithani, thelathe... një, dy, tre...
- Emri ehadun është më i përgjithshëm në mohim sesa emri vahidun, sepse kur thua: Nuk ka në shtëpi vahidun, mund të kuptohet se nuk është në shtëpi një njeri, por janë dy e më shume. Ndërsa kur thua: Nuk ka në shtëpi ehadun, atëherë jep të kuptohet se asnjë njeri nuk është në shtëpi.
Emri El-Vahid është i vetëm, nuk ka rival, ndërsa 'Ehad' është i pashembullt me askënd, nuk i përngjan askujt dhe askush Atij.
Frytet e imanit në këta dy emra
Gjurma më e madhe e besimit në këta dy emra është veçimi i Allahut, subhanehu ve teala, me teuhid rububije, me teuhid uluhije dhe me teuhid el-esma dhe es-sifat.
Allahu është i vetëm në krijim, në furnizim, në dhënien e jetës dhe vdekjes se çdo krijesë dhe cilësi të tjera të teuhidit rububije. Po ashtu është dhe i vetëm në të qenët e Tij një Zot, nuk ka zot tjetër pos Tij, i Vetmi që meriton adhurim, nënshtrim, përulje dhe lloje të tjera të adhurimit, që përbejnë teuhidin uluhije. Allahu nuk ka fëmije, nuk ka bashkëshorte e as që meriton të ketë, subhanallah, siç ka thënë Allahu për lartmadhërinë e Tij:
Ata që thonë se Allahu ka rival, ka bashkëshorte apo ka fëmijë, kanë shpifur ndaj Tij. Allahu në mënyrë kategorike e mohon një gjë të tillë, emri Ehad e ngërthen këtë kuptim, surja El-Ihlas e ngërthen këtë kuptim dhe i tërë Kurani, nga fillimi deri në fund, madje edhe logjika e shëndoshë dhe natyrshmëria e njeriut nuk mund të pranojë që Allahu të ketë nevojë për ndonjë rival apo anëtar familjeje.
Po ashtu është i veçantë edhe me emrat e Tij të përkryer dhe me cilësitë e Tij të larta, si: dëgjimi, shikimi, krijimi, vullneti, dëshira, dashuria, urrejtja dhe emra e cilësi të tjera të teuhidit el-esma dhe es-sifat.
Njeriu lidhet me Allahun, e do Atë, i lutet Atij, shpreson tek Ai, ia ka frikën Atij, nuk ia ka frikën askujt pos Atij, nuk e do askënd më shumë sesa Atë, nuk bën asnjë veper që e hidhëron Atë, mundohet në maksimum ta fitojë kënaqësinë e Tij, subhanehu ve teala. Kështu jeton me Allahun dhe për Allahun, nuk e brengosin dhe nuk e shqetësojnë telashet dhe problemet e dunjasë, nuk e merr dunjanë shtëpi ‘të perhershme’, por punon për shtëpinë e përhershme, te cilën ia ka premtuar Zoti në botën tjetër.
A ka ngjashmëri mes një muslimani të tillë me këtë bindje dhe mes një jobesimtari, i cili në fakt as nuk e di përse jeton, çdo gjë e frikëson dhe e streson. Kur ai mendon për vdekjen, i ngushtohen venat e gjakut, e kap stresi e ankthi, nuk di fare të veprojë, ku të ankohet e çka të bëjë! Me çdo gjë ai mundohet që ta largojë mendjën nga vdekja.