83
ٱلْكَافِي
El-Kafi
Mjaftuesi
Kategoritë
- Mbrojtja
- Furnizimi
Kur ndihesh se nuk ke askënd, te Kush mund të mbështetesh?
El-Kafi është Ai që i mjafton çdo robi në çdo nevojë, mbrojtës dhe përkujdesës i përhershëm.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Kafi, Mjaftuesi, Ai që i mjafton njeriut, që nuk ka nevojë për tjetërkënd.
Ky emër i bukur është përmendur një herë në Kur’an, në ajetin:
Ka ardhur edhe në formë të foljes, si në ajetin:
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
Nga komentet e ulemave rreth këtij emri të bukur të Allahut xh.sh. mund të përfitojmë shumë fryte, ndër të cilat veçojmë:
-Allahu xh.sh. është El-Kafi, Mjaftuesi, i cili u mjafton robërve të Tij për çdo gjë çfarë kanë nevojë ata, për mbijetesën e tyre, si për rizkun e tyre, për shëndetin e tyre etj..
-Allahu xh.sh. u mjafton robërve të Tij me mjaftueshmëri të përgjithshme, kifaje ammeh, që vlen për të gjitha krijesat e Tij, ashtu që Ai i krijon ato, i udhëzon në atë që kanë nevojë dhe ua lehtëson shkaqet e mbijetesës.
Mjaftueshmëri e veçantë, kifaje hassah, që është përkujdesja e Tij për robërit e Tij të veçantë, duke filluar nga Pejgamberët e deri te besimtarët e thjeshtë. Ai u mjafton besimtarëve që iu mbështetën Atij, siç ka thënë Allahu:
-Emri El-Kafi është i afërt me kuptimin e emrit El-Hasib, Llogarimarrësi, i Mjaftueshmi, për të cilin kemi folur më lart.
-Njeriu për asnjë çast nuk mund të pavarësohet nga Allahu xh.sh., ai ka nevojë për ruajtjen e Tij, për përkujdesjen e Tij, për bereqetin e Tij, për suksesin e Tij, për mbrojtjen e Tij dhe për çdo gjë tjetër, ndaj ai duhet ta kërkojë atë ndihmë dhe mburojë nga Allahu xh.sh. e Allahu do t’i mjaftojë, siç ka ardhur në hadithin e Enes Bin Malikut r.a., se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Kur del njeriu nga shtëpia e tij dhe thotë: Bismilah, iu mbështeta Allahut, nuk ka fuqi e as mundësi pos me ndihmën e Allahut (Bismilah tevek-keltu ala Allah, la havle ve la kuv-vete il-la bil-lah), atëherë i thuhet atij: Je udhëzuar, mjaftuar e mbrojtur dhe largohen nga ai shejtanët...”
-Ta lusim Allahun xh.sh. që të na mjaftojë në çdo gjë, Atij t’i mbështetemi në çdo punë të dunjasë e të ahiretit.