79
النُّورُ
En-Nur
Drita
Kategoria
- Udhëzimi
Kush është Drita e qiejve dhe e tokës?
En-Nur është Ai që ndriçon dhe udhëzon. Ky Emër na kujton se drita e vërtetë vjen prej Allahut.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri En-Nur, Drita, Allahu është dritë e qiejve dhe e tokës.
Ky emër i Allahut është përmendur vetëm një herë në Kur’an në ajetin:
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
Sigurisht që frytet e këtij emri të bukur të Allahut të Madhëruar janë të shumtë, ndër të cilat veçojmë:
-Ndër emrat e bukur të Allahut xh.sh. është edhe emri En-Nur, Drita, kjo është cilësi e Tij sepse Ai ndriçon çdo gjë, e prej kësaj cilësie është nxjerrë edhe emri i Tij, En-Nur.
-Allahu është Nur, është Dritë, është Udhëzues, El-Hadi, është Dirigjues, Rregullues, Ndriçues. Ai, subhanehu ve teala, është Nur dhe me nurin e Tij ndriçohet çdo gjë, kështu që nuk ka mospërputhje mes mendimeve të ulemave apo mes këtyre kuptimeve, sepse të gjitha këto i përshtaten emrit En-Nur, respektivisht lartmadhërisë së Tij, siç e ka thënë Ibnu Tejmije, Allahu e pastë mëshiruar.
-Allahu është Ai që me Nurin e Tij nxjerr besimtarët nga errësirat në dritë, në nur. Shirku dhe kufri janë errësira, kurse imani, Islami është dritë, është nur.
-Allahu është udhëzues i robërve të Tij, ata nuk dinë vetëm se atë që ua ka mësuar Allahu, nuk kuptojnë vetëm atë që ua ka lehtësuar e mundësuar Ai.
-Allahu me nurin e Tij ia ndriçon zemrën besimtarit, ia ndriçon fytyrën e tij, veshin e tij, syrin e tij, gjuhën e tij, ia ndriçon rrugën e tij para, mbrapa, djathtas, majtas, fjalët ia bën nur, veprat ia bën nur, siç ka ardhur në hadithin e Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:
“Zoti im, ma bëj zemrën me nur (dritë), gjuhën me dritë (nur), veshin tim me dritë (nur), syrin tim me dritë (nur), më bëj dritë (nur) sipër meje, më bëj dritë (nur) poshtë meje, nga e djathta dritë (nur), nga e majta dritë (nur), para meje dritë (nur), pas meje dritë (nur), më bëj mua dritë (nur) dhe ma shto dritën (nurin)”.
Allahu na bëftë nur e na mbushtë me nur, na mundësoftë të jetojmë me nur, të vdesim me nur, na i mbushtë varret me nur, na mbushtë me nur Ditën e Kiametit, amin!