36
الْبَصِيرُ
El-Besir
Vështruesi,Ai që sheh çdo gjë
Kategoria
- Dituria
Ai sheh çdo hap tëndin
El-Besir është Ai që sheh çdo vepër dhe çdo qëllim — asnjë mirësi e jotja nuk humbet tek Ai.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Besir - Vështruesi, Ai që sheh çdo gjë dhe që mbikëqyr çdo gjë në këtë ekzistencë.
Ky emër është përmendur në Kur’an 42 herë, si në ajetin kur’anor:
Pastaj në ajetin:
Dhe në ajete të tjera të shumta.
Kuptimi i emrit el-besir sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.
Taberiu për ajetin kur’anor:
Hatabi ka thënë: “El-Besir është i Gjithëdituri (Vështruesi) për sekretet e çështjeve ”.
Ibnu El-Ethiri ka thënë: “El-Besir është Ai që i sheh të gjitha gjërat, të dukshmet dhe të padukshmet”.
Seadi ka thënë: “El-Besiru është Ai që shikimi i Tij ka përfshirë çdo gjë që shihet në çdo cep të tokës dhe të qiejve, madje edhe gjëja më e fshehtë në to. Ai sheh edhe ecjen e milingonave të zeza në mes të shkëmbit në errësirë të plotë. Ai sheh gjithashtu të gjitha pjesët e brendshme dhe të jashtme, sheh edhe depërtimin e ushqimit në brendi të organizmit, nëpër pjesët e imta. Ai sheh edhe ujin tek ecën në brendi të pemës nga poshtë drejt degëve dhe gjetheve të pemëve, ashtu siç i sheh rrënjët e të gjitha pemëve, me gjithë llojllojshmërinë e tyre, të vogla e të imta. Ai sheh edhe venat e brendshme të milingonës, të bletës apo të mushkonjës, madje edhe të insekteve edhe më të vogla. I lartësuar (subhanallah) është Ai që mahniten krijesat me madhështinë e Tij, me cilësitë e Tij, me butësinë e Tij të madhe, me dijen e Tij për gjëra të fshehta (gajb) dhe të dukshme, për gjëra që janë prezent dhe për ato që nuk janë prezent fare. Ai sheh edhe shikimin e përvjedhur të syrit të robit të Tij, siç ka thënë Allahu xh.sh.:
Dhe:
Ai di çdo gjë, dija e Tij ka përfshirë çdo gjë, ashtu siç ka përfshirë shikimi dhe dëgjimi i Tij të gjitha krijesat.
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
-Pasja parasysh e lartmadhërisë së Allahut xh.sh.: Si mund të jetë gjendja e njeriut kur kupton se Zoti i tij sheh çdo gjë, dëgjon çdo gjë, se asgjë nuk mund ta fshehë prej Tij, pos t’ia ketë frikën Zotit e ta shtojë devotshmërinë ndaj Tij, ta shtojë kujdesin se si po sillet, çfarë po flet e çfarë po vepron, kur është vetëm ose në publik.
-Allahu ua di gjendjen robërve të Tij, ua kupton brendinë e tyre. Ai di se kush meriton udhëzim dhe kush nuk meriton, kush është njeri i mirë e kush i keq. Ibnu Kethiri për ajetin kur’anor:
Ai e di se kush meriton më shumë pasuri e kush më pak, ndaj edhe u jep ashtu siç do Ai sipas urtësisë së Tij: “
Ai sheh dhe di çdo gjë, Atij asgjë nuk mund t’i ikë, sipas asaj që veprojnë në këtë dunja, i shpërblen në botën tjetër.