Emrat e Allahut

46

الشَّهِيدُ

Esh-Shehid

Dëshmuesi

Kategoria

  • Dituria

Ai që dëshmon çdo vepër tënde

Esh-Shehid e di çdo fjalë dhe çdo qëllim — prandaj puno me sinqeritet, sepse Ai është gjithmonë Dëshmitar.

Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri Esh-Shehid - Dëshmuesi, të cilit nuk mund t’i shmanget asnjë vepër e krijesave pa qenë dëshmues dhe dëshmitar.

Emri El-Shehid është cekur në Kur’an 18 herë, si për shembull në ajetet:

قُلْ يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ لِمَ تَكْفُرُونَ بِـَٔايَٰتِ ٱللَّهِ وَٱللَّهُ شَهِيدٌ عَلَىٰ مَا تَعْمَلُونَ“Thuaj (o Muhamed): “O ithtarët e Librit! Pse mohoni argumentet (shpalljet) e Allahut, ndërkohë që Allahu është dëshmitar i çdo gjëje që bëni?!” (Ali Imran: 98)

وَلِكُلٍّ جَعَلْنَا مَوَٰلِىَ مِمَّا تَرَكَ ٱلْوَٰلِدَانِ وَٱلْأَقْرَبُونَ وَٱلَّذِينَ عَقَدَتْ أَيْمَٰنُكُمْ فَـَٔاتُوهُمْ نَصِيبَهُمْ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ شَهِيدًا“...Sigurisht që Allahu është Dëshmues për çdo gjë”. (Nisa: 33)

مَّآ أَصَابَكَ مِنْ حَسَنَةٍ فَمِنَ ٱللَّهِ وَمَآ أَصَابَكَ مِن سَيِّئَةٍ فَمِن نَّفْسِكَ وَأَرْسَلْنَٰكَ لِلنَّاسِ رَسُولًا وَكَفَىٰ بِٱللَّهِ شَهِيدًا“...Mjafton që Allahu është Dëshmues për këtë”. (Nisa: 79)

Dhe në ajete të tjera.

Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.

Sigurisht që frytet e këtij emri të bukur të Allahut xh.sh. janë të shumta, si për shembull:

-Besimi dhe bindja e thellë se Allahu xh.sh. është i Gjithëdijshëm për çdo gjë, asgjë nuk i fshihet Atij, sado e vogël qoftë ajo fjalë apo vepër. Ai është Dëshmitar i çdo fjale a vepre të robërve të Tij, i sheh, i dëgjon dhe kupton çfarë flasin e veprojnë ata, sepse Ai është me ta, siç ka thënë Allahu xh.sh.:

فَلَنَسْـَٔلَنَّ ٱلَّذِينَ أُرْسِلَ إِلَيْهِمْ وَلَنَسْـَٔلَنَّ ٱلْمُرْسَلِينَ
فَلَنَقُصَّنَّ عَلَيْهِم بِعِلْمٍ وَمَا كُنَّا غَآئِبِينَ
“Pa dyshim, Ne do të kërkojmë llogari prej popujve që u kemi çuar të dërguar, e patjetër që do t’i pyesim edhe të Dërguarit. Dhe do t’jua paraqesim gjithçka kanë bërë, sepse i dimë plotësisht dhe kemi qenë të pranishëm (nuk ishim që mungonim)”. (Earaf: 6-7).

Është detyrë e çdo njeriu që kur dëshiron të bëjë diçka, të ndalet pakëz para se ta bëjë atë, le ta dijë se Allahu është Dëshmitar i tij, ndaj le ta llogaritë veten: nëse ajo vepër është për Allah, atëherë le ta bëjë atë, përndryshe le të tërhiqet e mos ta fillojë atë. Njeriut edhe kur është prezent me trup, prapë diçka mund t’i fshihet, por Allahut jo.

-Besimi në kuptimin e këtij emri të bukur e bën njeriun që të jetë i kujdesshëm në çdo çast për çdo fjalë dhe çdo vepër që vepron. Ai bën vepra të mira dhe u shmanget të këqijave apo të ligave, gjithherë është i kujdesshëm se çfarë vepron, kur është vetëm apo me të tjerë, sepse ka bindjen se ai në fakt vetëm nuk është asnjëherë, por me të është Esh-Shehidi, Dëshmuesi, Dëshmitari.

-Besimi se Allahu dëshmon për robërit e Tij në Ditën e Kiametit për atë që kanë vepruar e punuar ata, ashtu si dëshmon për padrejtësitë që janë bërë në këtë dunja mes njerëzve, siç ka thënë Allahu xh.sh.:

إِنَّ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا وَٱلَّذِينَ هَادُوا وَٱلصَّٰبِـِٔينَ وَٱلنَّصَٰرَىٰ وَٱلْمَجُوسَ وَٱلَّذِينَ أَشْرَكُوٓا إِنَّ ٱللَّهَ يَفْصِلُ بَيْنَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ إِنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ شَهِيدٌ“...Allahu do t’i gjykojë mes tyre (besimtarëve dhe jobesimtarëve) Ditën e Kiametit. Nuk ka dyshim, se Allahu është Dëshmitar për çdo gjë”. (Haxh: 17), ndaj njeriu duhet të kujdeset të mos i bëjë askujt padrejtësi, ngase shumë shpejt vjen dita për të dhënë llogari ashtu si vjen dita për ta marrë hakun e vet secili.

-Allahu është Dëshmitar në Ditën e Kiametit dhe dëshmon për të Dërguarit e Tij, për besimtarët që e kanë besuar Atë dhe të Dërguarit e Tij, ashtu sikurse është Dëshmitar për dushmanët e Tij dhe të Pejgamberëve të Tij, pasi atje Allahu u jep hakun të gjithëve.