40
الْخَبِيرُ
El-Habir
I Gjithinformuari
Kategoria
- Dituria
Asgjë nuk i fshihet Atij
El-Habir e di çdo detaj të jetës tënde — çdo mendim, çdo ndjenjë, çdo vepër është e njohur për Të.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Habir - I Gjithinformuari, i Cili është i njohur dhe i dijshëm për çdo gjë që ka ndodhur dhe që ndodh. Ky emër është përmendur 45 herë në Kur’an, si në ajetet:
Pastaj:
Gazaliu ka thënë: “El-Habir është Ai të cilit nuk i fshihen njohuritë (informatat) e gjërave të brendshme, nuk ndodh diçka brenda kësaj gjithësie, nuk lëviz asnjë grimcë (mikroorganizëm), nuk qetësohet e as nuk shqetësohet asnjë gjallesë e që të mos ketë Ai lajm a dije për të. Ky emër (El-Habir) është me kuptimin El-Alim-i Gjithëdituri, por të Gjithëditurit (El-Alim) kur i atribuohet dija për gjëra të brendshme quhet El-Habir - i Gjithinformuari”.
Seadi ka thënë: “El-Alim El-Habir është Ai që dija e Tij ka mbërthyer të jashtmet dhe të brendshmet, të fshehtat dhe të dukshmet, për të obliguarat dhe të pamundshmet dhe të mundshmet (që ndodhin), për botën e lartë dhe të ulët, për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Atij asgjë nuk i fshihet nga çdo gjë (që ekziston)”.
Ibnu Ashuri ka thënë: “El-Habir është i Gjithëdijshmi për imtësitë e çështjeve konkrete apo abstrakte, të dukshme dhe të padukshme”.
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
-Bindja, imani se Allahu xh.sh. di çdo gjë për të gjitha krijesat e Tij, për njerëz, për xhinë, për melaike, për botën shtazore dhe bimore e të tjera, se asgjë nuk i fshihet Atij në asnjë rrethanë.
-Bindja se Allahu xh.sh. është i informuar në detaje për veprat e robërve të Tij dhe çdo gjë që veprojnë ata, madje edhe kur mendojnë për mirë apo për keq, Ai e di atë, siç ka thënë Allahu xh.sh.:
-Përkujdesja për të bërë sa më mirë dhe për t’u ikur të këqijave sa më shumë, ngase çdo gjë e di Allahu dhe për çdo gjë do japim llogari.
-Tek Allahu është e njëjtë ajo që bëhet haptazi apo fshehurazi, siç ka thënë Allahu xh.sh.:
أَلَا يَعْلَمُ مَنْ خَلَقَ وَهُوَ ٱللَّطِيفُ ٱلْخَبِيرُ
Allahu na bëftë ta kemi të jashtmen si të brendshmen, t’i kemi fjalët dhe veprat tona të mira e të pranuara tek Allahu xh.sh., i Gjithinformuari, amin!