Emrat e Allahut

51

ٱلْمُقِيتُ

El-Mukit

Përkujdesësi, Ushqyesi

Kategoritë

  • Furnizimi
  • Mbrojtja
  • Dituria

Rizku yt është i caktuar prej Tij

El-Mukit është Ai që përkujdeset për çdo krijesë — ushqimi yt të arrin në kohën që ka caktuar Zoti yt.

Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Mukit , Ushqyesi i çdo krijese, Përkujdesësi dhe Ruajtësi i krijesave të Tij, Dëshmitari i tyre. Ky emër i bukur është përmendur një herë në Kur’an tek ajeti:

مَّن يَشْفَعْ شَفَٰعَةً حَسَنَةً يَكُن لَّهُۥ نَصِيبٌ مِّنْهَا وَمَن يَشْفَعْ شَفَٰعَةً سَيِّئَةً يَكُن لَّهُۥ كِفْلٌ مِّنْهَا وَكَانَ ٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ مُّقِيتًا“Kush ndërmjetëson për një çështje të mirë, do të ketë pjesë në shpërblimin e saj, kurse kush ndërmjetëson për një çështje të keqe, do të ketë pjesë në ndëshkimin e saj. Allahu është Dëshmues i drejtë për gjithçka.” (Nisa: 85)

Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.

-Allahu xh.sh. është Ai që përkujdeset për krijesat e Tij, Ai është krijues i tyre, furnizues i tyre, Ai ka marrë përsipër ushqimin e secilës krijesë të Tij, Ai ia shpie ushqimin milingonës në thellësi të tokës, ashtu siç ia shpie ushqimin peshkut në fund të detit. Ai është i Gjithëdijshëm, i Plotfuqishëm, Furnizues, Ushqyes i çdo krijese, subhanehu ve teala. Allahu xh.sh. ka thënë:

وَمَا مِن دَآبَّةٍ فِى ٱلْأَرْضِ إِلَّا عَلَى ٱللَّهِ رِزْقُهَا وَيَعْلَمُ مُسْتَقَرَّهَا وَمُسْتَوْدَعَهَا كُلٌّ فِى كِتَٰبٍ مُّبِينٍ“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në Librin e qartë (Levhi Mahfudh).” (Hud: 6)

-Njeriu duhet të jetë i qetë dhe i sigurt se rizkun e tij nuk mund t’ia marrë askush, atë që ia ka caktuar i madhi Allah ka për t’ia sjellë dhe atë që nuk është e tij nuk mund ta marrë, ashtu sikurse në momentin që i ndalet rizku, ai vdes.

-Përkujdesja në kërkimin e rizkut duke e kërkuar hallall dhe duke iu mbështetur Allahut xh.sh..