Emrat e Allahut

77

ٱلْتَّوَّابُ

Et-Tevvabu

Pendimpranuesi

Kategoritë

  • Falja
  • Mëshira

A ka Zot më falës se Ai?

Et-Tevvabu është Ai që pranon pendimin me mëshirë dhe gëzohet kur robi i tij kthehet tek Ai.

Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri Et-Tevvabu, Pendimpranuesi, Allahu është Ai që pranon pendimin e sinqertë nga robërit e Vet dhe i shlyen gabimet.

Ky emër i Allahut është përmendur njëmbëdhjetë herë në Kur’an, si në ajetin:

فَتَلَقَّىٰٓ ءَادَمُ مِن رَّبِّهِۦ كَلِمَٰتٍ فَتَابَ عَلَيْهِ إِنَّهُۥ هُوَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ“E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (si të kërkonte falje); dhe Ai ia pranoi pendimin. Ai është Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (Bekare: 37)

Pastaj në ajetin:
رَبَّنَا وَٱجْعَلْنَا مُسْلِمَيْنِ لَكَ وَمِن ذُرِّيَّتِنَآ أُمَّةً مُّسْلِمَةً لَّكَ وَأَرِنَا مَنَاسِكَنَا وَتُبْ عَلَيْنَآ إِنَّكَ أَنتَ ٱلتَّوَّابُ ٱلرَّحِيمُ“Zoti ynë, bëna neve të dyve muslimanë të sinqertë ndaj Teje! Bëj që edhe pasardhësit tanë të jenë një popull musliman të përulur ndaj Teje! Na i trego rregullat e ritit tonë dhe na e prano pendimin! Vërtet Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (Bekare: 128)

Pastaj në ajetin:
فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَٱسْتَغْفِرْهُ إِنَّهُۥ كَانَ تَوَّابًۢا“Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai është Pranues i madh i pendimit.” (Nasr: 3)

Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.

Sigurisht që frytet e besimit në këtë emër të bukur të Allahut xh.sh. janë të shumtë, por do të veçojmë disa: 

-Besimi i thellë se Allahu xh.sh. është Et-Tevvab, është Ai që ua pranon robërve të Tij pendimin pasi ata e kuptojnë se kanë bërë mëkate dhe kërkojnë falje, kërkojnë të kthehen tek Ai.

-Njeriu është i krijuar në atë formë që nuk mund të qëndrojë pa bërë mëkate e pa gabuar, sepse ai është i mangët, prandaj Pejgamberi, sallAllahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Çdo njeri është gabimtar, e gabimtari më i mirë është ai që pendohet”.

-Allahu gëzohet kur robi i Tij pendohet nga gabimet e bëra, siç ka ardhur në hadithin e Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: “Allahu gëzohet për pendimin e ndonjërit prej jush më shumë sesa gëzohet ndonjëri nga ju kur e gjen kafshën e humbur”.

-Besimtari kur e di se çfarë Zoti të mirë ka dhe sa shumë e pranon pendimin, madje gëzohet për pendimin e tij, atëherë ai së pari ruhet nga mëkatet, turpërohet t’i bëjë mëkat Zotit të tij, por kur bën një mëkat, ai shpejton në pendim dhe kërkim të faljes, madje edhe nëse e përsërit të njëjtin mëkat më shumë se një herë.

-Nuk ka asnjë arsye për t’u dëshpëruar nga falja dhe mëshira e Allahut, sepse Allahu fal shumë, zaten ky është kuptimi esencial i emrit Et-Tevvab, ndaj çfarëdo mëkati të madh të kemi bërë dhe pavarësisht sa herë e kemi përsëritur të njëjtin mëkat apo të kemi bërë shumë mëkate, kur pendohemi tek Allahu me pendim të sinqertë, Allahu na fal sepse është Et-Tevvab.

-Butësia dhe mëshira e madhe e Allahut xh.sh. ndaj robërve të Tij. Imagjino sikur mos të na falte Allahu xh.sh. apo të na falte një herë, por jo më shumë, çfarë do bënim ne të mjerët, që çdo ditë më shumë bëjmë mëkate sesa sevape, që shumë herë, më shumë bëjmë vepra të liga sesa të mira?! Por Allahu është i mëshirshëm ndaj robërve të Tij, nuk do t’i dënojë apo t’i fusë në xhehenem, do që t’i fusë në xhenet, prandaj e ka krijuar xhenetin dhe i ka hapur dyert e pendimit dhe ka premtuar se ka për t’ua pranuar pendimin atyre që sinqerisht pendohen.