74
الْمُعِزُّ , ٱلْمُذِلُّ
El-Muiz-zu, El-Mudhil-lu
Ngritësi, Nënshtruesi
Kategoritë
- Fuqia
- Madhështia
Nga vjen nderi i vërtetë, nga njerëzit apo nga Allahu?
El-Muizz ia jep pushtetin dhe nderin kujt të dojë. El-Mudhill e poshtëron kë të dojë. Vetëm në Dorën e Tij është e mira.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Muiz-zu, Ngritësi, Ai që përkrah dhe fuqizon robërit e Tij të devotshëm, dhe emri El-Mudhil-lu, Nënshtruesi, Ai që nënshtron dhe poshtëron jobesimtarët për shkak të mosbesimit të tyre.
Këta dy emra të bukur nuk kanë ardhur në Kur’an në formë emri, por kanë ardhur në formë foljeje:
Nga frytet e besimit në këta dy emra të Allahut
-Ngritja dhe ulja, nderimi e poshtërimi janë në dorë të Allahut xh.sh., Ai ngre e lartëson, fuqizon kë do dhe në anën tjetër ul, nënçmon e poshtëron kë të dojë, askush nuk ka vendim në këtë dhe as që mund të ketë.
-Atë që e ngre Allahu, ai vërtet është i ngritur, është i nderuar e krenar.
-Krenaria e vërtetë nga ana e Allahut për njeriun është ta drejtojë e udhëzojë në Islam.
-Ngritje, lartësim e krenari e vërtetë është kur Allahu e forcon robin në dinin e Tij, ia bën të dashur dinin, farzet e Islamit dhe ia bën të urryera haramet, bidatet dhe çdo gjë që nuk e do Zoti ynë, tebareke ve teala.
-Muslimani edhe nëse është fukaraja më i madh, prapë është më i pasuri dhe më i nderuari nëse në gjoksin e tij, në zemrën e tij, në shpirtin e tij ka fjalën la ilahe il-lAllah Muhamedun resulullah.
-Muslimanin edhe nëse e ulin të tjerët, edhe nëse e fyejnë dhe e poshtërojnë, ai në fakt nuk është i tillë, ai prapë është shumë i ngritur, shumë i çmuar, shumë i nderuar, se Allahu e ka ngritur, e ka nderuar dhe lartësuar.
-Muslimanin që e praktikon Sunetin e Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, i cili e praktikon dinin islam, Allahu ka për ta ngritur e lartësuar, ashtu sikurse i lartëson edhe evliatë e tjerë të Tij.
-Ai që e do dinin e Allahut, ai që përpiqet ta përhapë dinin e Allahut, ai që përpiqet ta ruajë dinin e Allahut xh.sh., atë Allahu ka për ta ngritur e lartësuar, madje edhe tek ata që janë kundërshtarë të dinit islam, qoftë edhe pas vdekjes së tij, ka për ta lartësuar punën dhe veprën e tij në këtë dunja, se për botën tjetër nuk diskutohet fare.
-Ata që kanë qenë armiq të Allahut, armiq të evliave të Allahut, armiq të Pejgamberëve e të dijetarëve e hoxhallarëve, Allahu i ka poshtëruar e nënçmuar sa kanë qenë në këtë jetë ende pa shkuar tek Allahu xh.sh., ku do jetë nënçmimi dhe përbuzja e vërtetë. Kjo është e vërtetuar me Kur’an, me hadithe dhe me praktikë, madje edhe sot jemi duke e parë këtë të vërtetë.
-Allahu ka për t’i poshtëruar armiqtë e Tij, të gjithë ata që e kundërshtojnë Allahun, që e luftojnë dinin e Allahut xh.sh., që i luftojnë evliatë e Allahut, ka për t’i nënçmuar e poshtëruar Allahu qoftë edhe pas një kohe, madje qofshin ata armiq edhe mbretër e pasunikë.
-Sigurisht që kush i kupton këta dy emra, nuk kërkon nga askush që ta lartësojë, por e kërkon vetëm nga Allahu xh.sh.. Kjo arrihet duke i rregulluar punët me Allahun, duke e mbajtur dinin e Allahut, duke jetuar me dinin e Tij, me Sunetin e Pejgamebrit të Tij, Muhamedit, sallAllahu alejhi ve sel-lem.