Emrat e Allahut

26

الْخَالِقُ

El-Halik

Krijuesi

Kategoria

  • Krijimi

A ka krijues tjetër që të furnizon nga qielli e toka?

El-Halik është Krijuesi i çdo gjëje. Çdo detaj i krijimit tregon urtësinë e Tij.

Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Halik - Krijuesi.

Ky emër është përmendur në Kur’an disa herë, si në ajetin:

هُوَ ٱللَّهُ ٱلْخَٰلِقُ ٱلْبَارِئُ ٱلْمُصَوِّرُ لَهُ ٱلْأَسْمَآءُ ٱلْحُسْنَىٰ يُسَبِّحُ لَهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَهُوَ ٱلْعَزِيزُ ٱلْحَكِيمُ“Ai është Allahu, Krijuesi, Zanafillësi (Shpikësi), Formëdhënësi (Ai që çdo gjëje i jep trajtë). Atij i përkasin emrat më të bukur; ...” (Hashr: 24)

Pastaj në ajetin:

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱذْكُرُوا نِعْمَتَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ هَلْ مِنْ خَٰلِقٍ غَيْرُ ٱللَّهِ يَرْزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَأَنَّىٰ تُؤْفَكُونَ“O njerëz! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju! A ka ndonjë Krijues, veç Allahut, i cili ju furnizon nga qielli dhe toka? S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij. Atëherë, si po largoheni nga e vërteta”? (Fatir: 3)

Pastaj në ajetin:ٱللَّهُ خَٰلِقُ كُلِّ شَىْءٍ وَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ وَكِيلٌ “Allahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje.” (Zumer: 62)

Dhe ajete të tjera.

Emri Halik ka ardhur edhe në formën Hal-lak në dy ajete:

إِنَّ رَبَّكَ هُوَ ٱلْخَلَّٰقُ ٱلْعَلِيمُ“Vërtet, Zoti yt është Krijuesi Madhështor (i përgjithshëm), i Gjithëdijshmi.“ (Hixhr: 86)

Dhe:أَوَلَيْسَ ٱلَّذِى خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ بِقَٰدِرٍ عَلَىٰٓ أَن يَخْلُقَ مِثْلَهُم بَلَىٰ وَهُوَ ٱلْخَلَّٰقُ ٱلْعَلِيمُ “Vallë, a nuk është i Zoti Ai që krijoi qiejt dhe tokën, t’i rikrijojë ato? Po! Ai është Krijuesi i çdo gjëje dhe i Gjithëdijshmi!” (Jasin: 81)

Kuptimi i këtij emri sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.

Hatabi ka thënë: “El-Halik është Krijuesi që ka krijuar krijesat, i ka bërë ato pa qenë fare, pa pasur ndonjë mostër. Allahu xh.sh. ka thënë:

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ٱذْكُرُوا نِعْمَتَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ هَلْ مِنْ خَٰلِقٍ غَيْرُ ٱللَّهِ يَرْزُقُكُم مِّنَ ٱلسَّمَآءِ وَٱلْأَرْضِ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَأَنَّىٰ تُؤْفَكُونَ“…A ka ndonjë krijues, veç Allahut...” (Fatir: 3)

Kuptimi është Ai që i ka krijuar krijesat fillimisht, pastaj i ka përcaktuar ato, ka krijuar prej tyre të voglin e të madhin, të gjatin e të shkurtrin, njeriun e kafshën, shtazën e shpendin, jetën dhe vdekjen. Nuk ka dyshim se pranimi i krijimit ngërthen pranimin e përcaktimit sepse përcaktimi është dhënia e formës gjësendit të krijuar, në atë mënyrë që nuk e zëvendëson njëra (el-ibdau) tjetrën (el-halku)”.

Ndërsa sa u përket njerëzve, kur t’u atribuohet atyre kjo cilësi, atëherë kuptimi është ‘takdir’, përgatitje, bërje e diçkaje nga diçka tjetër, dhënie e formës së diçkaje, siç ka thënë Allahu xh.sh. për Isain, alejhi selam:

وَرَسُولًا إِلَىٰ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ أَنِّى قَدْ جِئْتُكُم بِـَٔايَةٍ مِّن رَّبِّكُمْ أَنِّىٓ أَخْلُقُ لَكُم مِّنَ ٱلطِّينِ كَهَيْـَٔةِ ٱلطَّيْرِ فَأَنفُخُ فِيهِ فَيَكُونُ طَيْرًۢا بِإِذْنِ ٱللَّهِ وَأُبْرِئُ ٱلْأَكْمَهَ وَٱلْأَبْرَصَ وَأُحْىِ ٱلْمَوْتَىٰ بِإِذْنِ ٱللَّهِ وَأُنَبِّئُكُم بِمَا تَأْكُلُونَ وَمَا تَدَّخِرُونَ فِى بُيُوتِكُمْ إِنَّ فِى ذَٰلِكَ لَـَٔايَةً لَّكُمْ إِن كُنتُم مُّؤْمِنِينَ“...bëj për ju diçka prej balte në formë shpendi, fryj në të e me urdhrin e Allahut ajo bëhet shpend i gjallë...” (Ali Imran: 49)

Ndërsa kuptimi i emrit El-Hal-lak do të thotë krijim i shumtë i krijesave nga ana e Allahut, krijimi i miliona krijesave brenda një sekonde apo edhe më shpejt se aq.

Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh..

Allahu është krijues i vetëm i tërë kësaj ekzistence, që e shohim dhe që nuk e shohim, Krijues i vetëm dhe i pashoq. Ai ka thënë:

هَٰذَا خَلْقُ ٱللَّهِ فَأَرُونِى مَاذَا خَلَقَ ٱلَّذِينَ مِن دُونِهِۦ بَلِ ٱلظَّٰلِمُونَ فِى ضَلَٰلٍ مُّبِينٍ“Ky është krijimi i Allahut! Më tregoni çfarë kanë krijuar të tjerët pos Tij? Asgjë, por keqbërësit janë vërtet në humbje të plotë.” (Lukman: 11)

Allahu xh.sh. po e sfidon mbarë njerëzimin që të mund të krijojnë diçka, madje qoftë edhe një mizë.

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّاسُ ضُرِبَ مَثَلٌ فَٱسْتَمِعُوا لَهُۥٓ إِنَّ ٱلَّذِينَ تَدْعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ لَن يَخْلُقُوا ذُبَابًا وَلَوِ ٱجْتَمَعُوا لَهُۥ وَإِن يَسْلُبْهُمُ ٱلذُّبَابُ شَيْـًٔا لَّا يَسْتَنقِذُوهُ مِنْهُ ضَعُفَ ٱلطَّالِبُ وَٱلْمَطْلُوبُ
مَا قَدَرُوا ٱللَّهَ حَقَّ قَدْرِهِۦٓ إِنَّ ٱللَّهَ لَقَوِىٌّ عَزِيزٌ
“O njerëz, është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni atë: “Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. E po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi. Ata nuk madhëruan Allahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që e meriton. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm” (Haxh: 73-74)

Allahu i Madhëruar jo vetëm që u tregon jobesimtarëve se fetë e tyre janë të kota dhe se ata zota nuk posedojnë asnjë aftësi, qoftë edhe për të krijuar një mizë, e lëre më shumë, por edhe e sfidon mbarë njerëzimin në atë kohë, sot dhe deri në kiamet që të mund të krijojnë diçka.

*Njerëzimi në asnjë mënyrë nuk mund të krijojë asgjë, mund të shpikë, të zbulojë, të prodhojë, por jo të krijojë. Nëse i thuhet njeriut ‘krijues’ në mënyrë figurative me këto kuptime, lejohet, përndryshe me kuptimin e saktë të fjalës ‘krijues’ nuk bën ngase nuk i përket, nuk e meriton një epitet të tillë.

-I gjithë njerëzimi, të gjitha fetë qiellore, madje dhe paganët e pranojnë se Zoti është krijues i gjithësisë dhe se askush nga njerëzit nuk e ka krijuar këtë gjithësi.

Allahu xh.sh. ka thënë:

وَلَئِن سَأَلْتَهُم مَّنْ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَسَخَّرَ ٱلشَّمْسَ وَٱلْقَمَرَ لَيَقُولُنَّ ٱللَّهُ فَأَنَّىٰ يُؤْفَكُونَ“Nëse ti (Muhamed) i pyet ata (politeistet) se kush i ka krijuar qiejt dhe tokën dhe kush i ka nënshtruar (të rrotullohen) Diellin e Hënën, - me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Atëherë, si po largohen (nga rruga e drejtë)?” (Ankebut: 61)

Është shumë e çuditshme fakti se njerëzimi edhe pse e pranon që Zoti është Krijues, prapë heziton ta adhurojë Atë apo e adhurojnë por i bëjnë shirk ose kufër!

Elhamdulilah për këtë udhëzim, për këtë dritë qiellore.

Me këtë emër El-Halik dhe El-Hal-lak (me el) në trajtën e shquar nuk bën të emërtohen njerëzit dhe nuk bën t’i dedikon askujt pos Allahut xh.sh..

-Sigurisht që kur njeriu e kupton se kë ka krijues, atëherë Ai duhet dashur, duhet lutur, Atij duhet t’ia kemi frikën, tek Ai duhet shpresuar, Ai duhet adhuruar e madhëruar.