29
الْحَفِظٌ
El-Hafidh
Ruajtësi
Kategoria
- Mbrojtja
Nën mbrojtjen e Tij çdo gjë qëndron e sigurt
El-Hafidh është Ai që ruan e mbron — çdo shpirt, ruan këtë gjithësi nga çrregullimet.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Hafidh dhe El-Hafi'idh - Ruajtësi, Allahu është Ai që ruan këtë gjithësi nga çrregullimet, përkujdeset për krijesat e Tij.
Emri El-Hafidh në Kur’an është përmendur një herë në formën njëjës, te fjala e Allahut xh.sh.:
Ndërsa në shumës ka ardhur dy herë:
Ndërsa emri El-Hafi’dh ka ardhur tri herë në Kur’an:
El-Hafi’idh është edhe ai që është i ngarkuar për të ruajtur diçka, për ta mbrojtur, për t’u kujdesur për të, siç na ruajnë ne melaiket .
Hatabi ka thënë: “El-Hafi’idh është El-Hafidh, që është ai i cili i ruan qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në to, përkujdeset për to, në mënyrë që të mbeten aq sa duhet të mbeten, që nuk rrënohen e nuk shkatërrohen, siç ka thënë Allahu:
-Ai e ruan robin e Tij nga rreziqet, e mbron atë nga kurthet e këqija, siç ka thënë Allahu:
-U ruan njerëzve veprat e tyre, ua përmbledh ato, ua tubon, ua di çfarë kanë edhe në gjokset e tyre, asgjë nuk i ikën Atij, asgjë nuk i fshihet Atij.
-I ruan evliatë (miqtë) e Tij, kujdeset për ta që të mos bien në gjunahe, i ruan nga kurthet e shejtanit, në mënyrë që të shpëtojnë nga sherri dhe fitneja e tij”.
E përgjithshme, që është përkujdesja (ruajtja) e Tij për të gjitha krijesat, pastaj të lehtësuarit e asaj që ua ruan jetën, duke arritur atë nga e cila varet mbijetesa e tyre, ua ruan konstruktin e tyre, i udhëzon drejt asaj që kanë dobi, siç ka thënë Allahu:
E veçantë, që është përkujdesja e veçantë e Allahut për robërit e Tij, është ruajtja e evliave të Tij përpos asaj që u cek më lart, i ruan ata nga çdo gjë që ua dobëson imamin dhe ua lëkund bindjen në Allahun nga dyshimet (shubhet) e ndryshme, nga sprovat (fitnet), nga epshet (uni), i nxjerr të shëndoshë prej tyre me kujdesin dhe ruajtjen e Tij ndaj tyre. I ruan ata nga armiqtë e tyre nga xhinët dhe nga njerëzit, i ngadhënjen ata ndaj tyre, ua largon kurthet e tyre. Allahu ka thënë:
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
Sigurisht që frytet e besimit në këtë emër të bukur të Allahut xh.sh. janë të shumtë, ndër ta veçojmë:
-Të pasurit parasysh lartmadhërinë e Allahut xh.sh., ngase kur njeriu e kupton se asgjë nuk mund t’i fshihet Allahut xh.sh. dhe se Ai ia ruan atij çdo detaj, çdo fjalë e vepër, pastaj ia paraqet Ditën e Kiametit dhe e llogarit në bazë të tyre, atëherë ai duhet të jetë i kujdesshëm në fjalët dhe veprat e tij.
-Mbështetja, tevekuli i vërtetë në Allahun sepse Allahu është ruajtës dhe mbrojtës i vërtetë, ndaj kush ia kthen shpinën Allahut, atëherë Allahu e lë atë, kurse atë që e lë Allahu, ai shkatërrohet, humb dhe askush nuk ka mundësi ta ruajë më.
-Veprimi i shkaqeve, sebepeve, për të të mbrojtur Allahu xh.sh., më e madhja e të cilave është:
a) veçimi i Allahut me adhurim, forcimi i lidhjeve me Allahun, veprimi i veprave, i punëve të mira dhe largimi nga të këqijat. Kjo është pjesë e hadithit:
“Ruaje Allahun, të ruan ty Allahu, ruaje Allahun, do ta gjesh pranë vetes...”
b) Gjëja më e rëndësishme që kërkohet nga njeriu pas tevhidit është falja e namazit, siç ka thënë Allahu xh.sh.:
Kush e ruan namazin, ka për ta ruajtur Allahu në dunja dhe në ahiret. Ai ka për të qenë në kujdesin dhe mbikëqyrjen e Allahut sa të jetë në këtë botë dhe pasi të shkojë në botën tjetër, Allahu ka për t’ia ndriçuar zemrën, fytyrën, varrin në Ditën e Kiametit. Allahu ka për t’ia lehtësuar çdo vështirësi, ke për ta bërë të jetojë i qetë, i kënaqur me caktimet e Allahut, i mbrojtur nga haramet, nga intrigat dhe kurthet e çdo armiku nga njerëzit dhe xhinët.
c) Bërja e duave që Allahu të na ruajë neve dhe familjes sonë dinin dhe dunjanë, siç ka bërë dua Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, dhe na ka mësuar edhe ne si të lutemi. Ndër ato dua janë:
“...O Zot, më ruaj mua nga para, nga pas, nga e djathta, nga e majta, nga lart dhe kërkoj nga Ti të më ruash që të mos sulmohem befas nga poshtë meje...”
Më ruaj, o Zot, nga të gjitha anët!
-Falënderimi i Allahut natën dhe ditën për të mirat e shumta me të cilat na ka begatuar, por edhe që po na i ruan këto të mira, po na ruan të mirat e dinit tonë, po na ruan imanin, Kur’anin, fenë tonë nga çdo devijim, po na ruan ne si muslimanë nga çdo e ligë.
Allahu na ruajt nga çdo e ligë, amin!