11
الْبَاطِنُ
El-Batinu
i Afërti
Kategoritë
- Dituria
- Madhështia
Kush është më afër teje se vetja jote?
El-Batin është i padukshmi, i Afërti. Ai di çdo mendim e ndjenjë, edhe atë që nuk e thua me gojë.
Ndër emrat e bukur të Allahut të Madhëruar, me të cilët Allahu e ka përshkruar Vetën e Tij është edhe emri El-Batinu duke e cekur vetëm një herë në Kur' an në një ajet, në suren Hadid, ku i madhi Allah xh.sh. thotë:
Në hadithin e Ebu Hurejres r.a. ka ardhur se Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, i ka urdhëruar që kur të shtrihen për të fjetur, të shtrihen në krah të djathtë dhe të thonë:
“O Zot, Zoti i qiejve, Zot i tokës, Zot i Fronit (Arshit) të madh, Zoti ynë dhe Zoti i çdo gjëje, zbërthyes i farës dhe bërthamës (i bën ato të mugullojnë), ke zbritur Tevratin, Inxhilin dhe Furkanin (Kur'anin), kërkoj prej Teje të më ruash nga sherri i çdokujt, që Ti e ke në dorë (nga sherri i çdo krijese). O Zot, Ti je i Pari nuk ka asgjë para Teje, Ti je i Fundit, që s'ka pas Teje asgjë, (mbetesh gjallë pas shkatërrimit të krijesave), Ti je i Larti, nuk ka asgjë sipër Teje, Ti je më i Afërti, nuk ka asgjë më afër sesa Ti, na e laj borxhin dhe na pasuro nga varfëria!“
Emri El-Batin është e kundërta e emrit Edh-Dhahir.
Taberiu ka thënë: “El-Batinu është i Afërti i çdo gjëje, që nuk ka diçka më afër asgjëje sesa Ai, siç ka thënë Allahu:
Ibnu El-Mendhur në fjalorin Lisan el-Arab sjell kuptimin e fjalës ‘elbatin’ dhe mes të tjerash tregon se kuptimi i tij është edhe ‘të njohësh të brendshmen e krijesave ashtu siç e njeh të jashtmen’ .
Sigurisht se më së miri kuptimin e këtij emri e ka shpjeguar Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ve sel-lem, në hadithin e lartpërmendur, ku mes të tjerash thotë: “...Ti je më i Afërti, nuk ka asgjë më afër sesa Ti...”
Shejh Seadi ka thënë: “El-Batinu tregon se Ai (Allahu) është i njohur për çdo fshehtësi, ndjenjë, sekret, për çdo gjë të fshehtë, ashtu siç tregon se Ai është shumë afër, e nuk ka mospërputhje mes të qenët e Tij Edh-Dhahir ve El-Batin, i Larti dhe i Afërti, sepse Allahut teala nuk i ngjan asgjë, Ai është lart në afërsinë e Tij dhe afër në lartësinë e Tij”.
Emri El-Batinu mund të ketë edhe kuptimin tjetër, siç ka thënë Hatabi: “El-Batinu është Ai që është i fshehtë nga sytë e krijesave. Është Ai që nuk mund ta imagjinojnë krijesat e Tij se si duket. Mund të jetë kuptimi i emrave Edh-Dhahir dhe El-Batin që nuk duket me sytë e atyre që shikojnë, por duket me sytë e atyre që mendojnë e logjikojnë (sepse ata arrijnë ta njohin Atë). Kuptimi mund të jetë sipas kësaj: i Dijshmi i çdo gjëje që shihet e duket dhe i njohuri me çdo gjë që fshihet”.