15
الْمُؤْمِنُ
El-Mu'min
Vërtetuesi, Dhënsi i siguris
Kategoria
- Mbrojtja
Kush ta jep sigurinë kur të gjithë të lënë?
El-Mu'min është Dhënësi i sigurisë. Ai i vërteton premtimet e Tij dhe i jep besimtarit qetësi në zemër.
Prej emrave të bukur të Allahut me të cilët e ka emërtuar Veten e Tij në Kur'an është edhe emri El-Mu'min, Vërtetuesi, Dhënës i sigurisë, Siguruesi dhe Mbajtësi i premtimit. Allahu i Madhërishëm nuk e thyen premtimin e Vet, do të thotë se në Ditën e Gjykimit do t’i mbrojë robërit e Vet të sinqertë nga ndëshkimi i zjarrit, do u japë siguri.
Ky emër ka ardhur vetëm një herë në Kur’an, në suren El-Hashr:
Kuptimi gjuhësor i emrit el-mu’min
Emri el-mu’min nga ana gjuhësore ka dy kuptime.
I pari: Vërtetuesi i diçkaje, besim i diçkaje (tasdik). Në suren Jusuf ka ardhur ajeti:
Fjala mu’min ka ardhur me kuptimin vërtetësi.
Nga ky kuptim i fjalës mu’min është edhe kuptimi gjuhësor i fjalës iman-besim: të besosh e të vërtetosh besimin në Zotin një, xh.sh..
I dyti: Dhënës i sigurisë, siguron të tjerët, i jep dikujt siguri apo të jesh i sigurt nga ai, të kesh besë. Nga kjo rrjedh edhe emri el-eman, që është siguri, ndërsa besimtari quhet mu’min .
Kuptimi i emrit el-mu’min sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.
Kuptimi i këtij emri në hak të Allahut xh.sh. është:
Së pari nga kuptimi i parë, që është vërtetimi i diçkaje.
1. Allahu vërteton se Ai është një, ia vërteton Vetes së Tij të qenët një, cilësitë e Tij të përkryera dhe emrat e Tij të përsosur. Ai është Allahu një, nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet e të madhërohet me të drejtë pos Allahut, siç ka ardhur në suren Ali Imran:
Në këtë ajet Ai vërtetoi dhe dëshmoi për Veten e Tij se është një. Kjo është dëshmia më e madhe që mund të thotë apo të dëshmojë dikush, siç ka thënë Allahu për Veten e Tij:
Dëshmia e Allahut për diçka, në këtë rast për vërtetësinë e Pejgamberit Muhamed, se është Pejgamber, alejhi selam, është shumë me e madhe sesa dëshmia e çdokujt tjetër, qofshin edhe melaiket, Pejgamberët apo të gjithë muslimanët dhe mbarë njerëzimi.
2. Vërtetimi i Pejgamberëve të Tij dhe i pasuesve të tyre se janë në hak.
Pjesë e këtij vërtetimi është edhe ajo që u dërgoi Pejgamberëve nga mrekullitë e ndryshme me të cilat ua vërtetoi pejgamberllëkun e tyre, si deveja që i dha Salihut, shkopi që i dha Musait, shërimi i të sëmurëve dhe ringjallja që ia mundësoi Isait, alejhimu selam, dhe mrekulli të tjera te Pejgamberët e tjerë deri te shpallja e Kur’anit Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve sel-lem.
Ose ajo që u shfaq robërve të Tij besimtarë, me të cilën ua vërteton se janë në hak, dhe mposhtja e armiqve të tyre.
3. Vërtetimi që u bën në vazhdim jobesimtarëve se Allahu është një. Kjo do të thotë se Allahu u sjell argumente të ndryshme, nga qiejt dhe toka e deri te vetë ata se Allahu është një, siç ka thënë Allahu xh.sh.:
4. Vërtetimi i besimtarëve Ditën e Kiametit se ata kanë qenë në hak. Në anën tjetër, i përgënjeshtron jobesimtarët se ata nuk kanë qenë në hak dhe i bën që gjymtyrët e tyre të flasin e të dëshmojnë kundër tyre.
Ashtu siç vërteton se Pejgamberët e Tij e kanë çuar në vend misionin e tyre.
Së dyti është nga kuptimi i dytë: Dhënës i sigurisë.
1. Allahu është Ai që i siguron krijesat e Tij se nuk u bën padrejtësi. Këtë kuptim e ka cekur Taberiu .
2. Siguron dhe qetëson robërit e Tij besimtarë në ketë dunja duke u dhënë qetësi, prehje, kënaqësi e rehati në shpirtrat e tyre duke e adhuruar dhe madhëruar Allahun xh.sh., duke jetuar me Të dhe për Të.
Zemrat që jetojnë për Allahun dhe me emrin e Allahut janë të qeta dhe kjo qetësi sa herë që e përmendin Allahun, u shtohet edhe më shumë.
3. Siguron dhe qetëson robërit e Tij kur janë në hall, nëse ata i drejtohen me zemër të thyer, madje edhe nëse janë jomuslimanë, pasi Allahu është i mëshirshëm, Rrahman-Rrahim, u përgjigjet robërve të Tij kur e lusin Atë, siç ka thënë Allahu xh.sh.:
4. Siguron dhe qetëson robërit e Tij në prag të vdekjes.
5. Siguron dhe qetëson robërit e Vet në Ditën e Kiametit nga frika e madhe që e kaplon atë ditë njerëzimin, siç ka thënë Allahu:
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
Allahu xh.sh. i siguron robërit e Tij dhe ua vërteton se janë në hak, e kjo i bën që ta duan më shumë Allahun dhe fenë e tyre, librin e shenjtë dhe Pejgamberin e tyre. Kjo ua shton edhe më shumë imamin atyre dhe i bën më të fortë në din dhe më praktikues të fesë, i bën edhe më falënderues ndaj të madhit Zot xh.sh. për të mirat që u ka dhuruar dhe më durimtarë për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen.