Emrat e Allahut

23

الْعَلِيُّ

El-Alijj

I Larti

Kategoria

  • Madhështia

Lartësia i përket vetëm Atij

El-Alijj është i lartësuar me Qenien dhe cilësitë e Tij. Asgjë nuk e arrin, as nuk i ngjan.

Ndër emrat e bukur të Allahut të Madhëruar është edhe emri El-Alijj - i Larti
Allahu është i përsosur në madhështinë e Tij. I lartësuar me qenien e Tij mbi çdo krijesë, i lartësuar me cilësitë e përhershme hyjnore që tregojnë mbizotërimin dhe madhështinë ndaj krijesave.

ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْحَىُّ ٱلْقَيُّومُ لَا تَأْخُذُهُۥ سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ لَّهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ مَن ذَا ٱلَّذِى يَشْفَعُ عِندَهُۥٓ إِلَّا بِإِذْنِهِۦ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَىْءٍ مِّنْ عِلْمِهِۦٓ إِلَّا بِمَا شَآءَ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَلَا يَـُٔودُهُۥ حِفْظُهُمَا وَهُوَ ٱلْعَلِىُّ ٱلْعَظِيمُ“...dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori (i Madhi)!” (Bekare: 255)

ذَٰلِكَ بِأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِن دُونِهِۦ هُوَ ٱلْبَٰطِلُ وَأَنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْعَلِىُّ ٱلْكَبِيرُ“Kjo, ngase Allahu është Ai i Vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. Allahu është vërtet Ai i Lartësuari, Madhështori”. (Haxh: 62)

Taberiu për ajetin kur’anor:ٱللَّهُ لَآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ٱلْحَىُّ ٱلْقَيُّومُ لَا تَأْخُذُهُۥ سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ لَّهُۥ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ مَن ذَا ٱلَّذِى يَشْفَعُ عِندَهُۥٓ إِلَّا بِإِذْنِهِۦ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَىْءٍ مِّنْ عِلْمِهِۦٓ إِلَّا بِمَا شَآءَ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ وَلَا يَـُٔودُهُۥ حِفْظُهُمَا وَهُوَ ٱلْعَلِىُّ ٱلْعَظِيمُ “...Ai është i Larti, Madhështori (i Madhi)!” (Bekare: 255), ka thënë: “Kuptimi i El-Alij në ajet është se Allahu është ngritur mbi krijesat e Tij me fuqinë e Tij. Rreth kësaj kanë diskutuar dijetarët dhe disa kanë thënë se është ngritur e lartësuar nga ngjashmëria ndaj krijesave të Tij, duke mohuar që të jetë për qëllim me ngritje vendi.

Të tjerët kanë thënë se kuptimi i emrit El-Alij është ngritja e Tij mbi krijesat sepse Ai është mbi çdo krijesë të Tij dhe krijesat e Tij janë nën Të, siç e ka përshkruar Veten e Tij se Ai është mbi Arsh, ashtu që Ai është mbi ta”.

Alusi ka thënë: “El-Alijj është i lartësuar nga çdo ngjashmëri me krijesat e Tij, i lartësuar që të ketë rival a ortak, i lartësuar nga çdo mangësi apo të pësojë risi. Thuhet është i lartësuar me kuptimin e fuqisë, pushtetit, pozitës, ngritjes mbi çdo krijesë”

Seadi ka thënë: “El-Alijj, El-E’ala është Ai të cilit i përket lartësia e përgjithshme në çdo formë. Lartësia e madhërisë së Tij, lartësia e autoritetit, lartësia e cilësive, lartësia e pushtetit, Ai është lartësuar mbi Arsh, Ai është pronar i pushtetit, është i përshkruar me të gjitha cilësitë e madhështisë, lartësisë, bukurisë, pushtetit.

Kuptimi gjuhësor i këtyre tre emrave El-Alijj, El-E-ala, El-Muteali

Rrënja e këtyre tre emrave kthehet te folja ala je' alu uluo-ven, që do të thotë me u ngrit. Mund të përdoret në kuptimin real, ku themi është ngritur mbi kodër, mbi ndërtesë, por mund të përdoret për ngritje edhe nga aspekti kuptimor, si ngritje në pozitë, ngritje në autoritet. Ai që ngrihet quhet alij, ashtu sikurse quhet edhe el-muteali. Ndërsa el-e'ala është më i larti, më i ngrituri, qoftë nga aspekti real qoftë nga aspekti kuptimor. El-e'ala është e kundërta e fjalës el-esfel, poshtë.

Prej fryteve të besimit në këta tre emra El-Alijj, El-E-ala, El-Muteali.

Sigurisht që frytet e besimit në këta tre emra të bukur të Allahut janë të shumtë, ndër ta veçojmë:

- Bindja se Allahu xh.sh. është i lartësuar mbi krijesat e Tij me kuptim të përgjithshëm të lartësimit, me lartmadhërine e Tij, me cilësite e Tij, me pushtetin e Tij, me urtësine e Tij, me dijen e Tij, me bukurine e Tij, me fuqinë e Tij, et...

- Bindja se Allahu është mbi Arsh me lartmadhërinë e Tij, është i ngritur dhe i lartësuar mbi çdo krijesë dhe se çdo krijesë është nën Të.

- Argumentet për të qenurit e Tij mbi krijesat e Tij janë të shumta, si ajeti kur'anor:

ٱلرَّحْمَٰنُ عَلَى ٱلْعَرْشِ ٱسْتَوَىٰ”Rrahmani (Gjithëmëshiruesi) u lartësua, u ngrit mbi Arshin”. (Taha: 5).

Imam Maliku kur është pyetur për këtë ajet ka thënë: ”Ngritja, lartësimi - el-istiva është e njohur (si koncept), ndërsa forma se si është e panjohur për ne dhe pyetja rreth saj është bidat, risi, ndërsa besimi në të është vaxhib”

Autori në Avnu el-Me'abud ka thënë: ”Allahu është mbi Arsh, ky është mendimi (medhhebi) i selefëve të parë nga sahabët, tabiinët dhe dijetarët e tjerë që kanë ardhur pas tyre, radijAllahu anhum. Të giithë kanë thënë se Allahu është ngritur (isteva) mbi Arshin e Tij pa e ditur ne si është ngritur, pa e përngjarë me diçka tjetër dhe pa e komentuar atë ngritje (pa e bërë te'vil), por duke thënë se ngritja (el-istiva) është e njohur (si koncept), por mënyra se si është e panjohur”

Ka shumë argumente që vërtetojnë se Allahu është mbi Arsh, disa prej të cilave i kemi shtjelluar në komentin tonë të akides së Tahaviut.

- Ndjenja e modestisë para të madhit Allah xh.sh., madhërimi e lartësimi i Tij, ashtu siç na ka urdhëruar Ai dhe siç e meriton madhëria e Tij.

- Lartësimi dhe zhveshja e madhërisë së Tij nga çdo e metë që ia mveshin devijuesit e besimit, nga çdo gjë që nuk e meriton ta ketë madhëria e Tij, ndër to edhe te qenurit e Tij në çdo vend.