Emrat e Allahut

37

الْحَمِيدُ

El-Hamid

I Përlavdëruari

Kategoritë

  • Bukuria
  • Madhështia

Për çfarë e falënderon Allahun sot?

El-Hamid është Ai që meriton çdo lavdi — çdo mirësi që ke është nga Ai, ndaj thuaj: Elhamdulilah.

Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Hamid - I Përlavdëruari,i Falënderuari, i vetmi që meriton falënderim dhe lavdërim nga çdo krijesë. Ky emër është përmendur në Kur’an 17 herë, si në ajetin kur’anor:

وَقَالَ مُوسَىٰٓ إِن تَكْفُرُوٓا أَنتُمْ وَمَن فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًا فَإِنَّ ٱللَّهَ لَغَنِىٌّ حَمِيدٌ“Dhe Musai tha: “Nëse mohoni ju dhe të gjithë ata që janë në Tokë, (dijeni se) Allahu është vërtet i Vetëmjaftueshëm dhe plot lavdi.” (Ibrahim: 8)

Pastaj në ajetin:وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا لُقْمَٰنَ ٱلْحِكْمَةَ أَنِ ٱشْكُرْ لِلَّهِ وَمَن يَشْكُرْ فَإِنَّمَا يَشْكُرُ لِنَفْسِهِۦ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ ٱللَّهَ غَنِىٌّ حَمِيدٌ “...Kush është falënderues, e bën për të mirën e vet dhe, kush mohon, ta dijë se vërtet Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për lavdërim”. (Lukman: 12)

Pastaj në ajetin:لَّا يَأْتِيهِ ٱلْبَٰطِلُ مِنۢ بَيْنِ يَدَيْهِ وَلَا مِنْ خَلْفِهِۦ تَنزِيلٌ مِّنْ حَكِيمٍ حَمِيدٍ “Atij nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë. Kjo është shpallje prej një të Urti që meriton të gjitha lavdet”. (Fusilet: 42)

Dhe në ajete të tjera të shumta.

Kuptimi i emrit el-hamid sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.

Taberiu ka thënë për ajetin kur’anor:يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا أَنفِقُوا مِن طَيِّبَٰتِ مَا كَسَبْتُمْ وَمِمَّآ أَخْرَجْنَا لَكُم مِّنَ ٱلْأَرْضِ وَلَا تَيَمَّمُوا ٱلْخَبِيثَ مِنْهُ تُنفِقُونَ وَلَسْتُم بِـَٔاخِذِيهِ إِلَّآ أَن تُغْمِضُوا فِيهِ وَٱعْلَمُوٓا أَنَّ ٱللَّهَ غَنِىٌّ حَمِيدٌ “...Ta dini se Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Lavdëruar (i Denjë për çdo lëvdatë)” (Bekare: 267), se ka për qëllim me fjalën ‘hamid’ se Ai është i lavdëruar te krijesat e Tij për shkak të të mirave të shumta që u ka dhuruar dhe për mirësitë e shumta me të cilat i ka nderuar nga mirësia e Tij”.

Ai ka thënë për ajetin:

وَلِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ وَلَقَدْ وَصَّيْنَا ٱلَّذِينَ أُوتُوا ٱلْكِتَٰبَ مِن قَبْلِكُمْ وَإِيَّاكُمْ أَنِ ٱتَّقُوا ٱللَّهَ وَإِن تَكْفُرُوا فَإِنَّ لِلَّهِ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ وَكَانَ ٱللَّهُ غَنِيًّا حَمِيدًا“...Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për çdo lavdërim” (Nisa: 131), se El-Hamid është Ai që keni obligim ta lavdëroni o ju njerëz, për shkak të të mirave të shumta që ka bërë për ju, për shkak të dhuntive të bukura ndaj jush, ndaj vazhdoni ta falënderoni duke shtuar edhe frikën dhe përshpejtimin në kryerjen e asaj që ju ka urdhëruar dhe largimin nga ajo që ju ka ndaluar”.

Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.

Sigurisht që frytet e besimit në këtë emër janë të shumta, ndër të cilat veçojmë:

-Besimi i plotë se vetëm Allahu meriton lavdërim dhe falënderim të plotë dhe pa fund, meriton çdo lloj falënderimi e lavdërimi, siç ka thënë Allahu për Veten e Tij:

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ“Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve”. (Fatiha:1)

Kjo nënkupton se Atij i përkasin të gjitha lëvdatat dhe falënderimet tona dhe se ato falënderime e lëvdata nuk i përkasin askujt pos lartmadhërisë së Tij, se Ai është i lavdëruar në Veten e Tij, me cilësitë e Tij, me emrat e bukur të Tij. Atij i përket falënderimi në çdo gjendje dhe situatë, në çdo kohë dhe vend, në liri e vështirësi, falënderim për situata që i duam dhe për ato që nuk i duam, për çdo gjë e falënderojmë Atë.

-Vlera e madhe e dhikrit dhe e përkujtimit të Allahut me falënderim, el-hamd. Kjo është përmendur në shumë hadithe, si: “Pastërtia është gjysma e imanit, el-hamdulilahi e mbush peshoren. (Fjala) SubhanAllah ve El-Hamdulilah mbushin -apo mbush- (çfarë ka) mes qiejve dhe tokës”.

Kjo nënkupton se prej gjërave që më së shumti e rëndojnë peshoren e Ditës së Kiametit me vepra të mira është fjala elhamdulilah.

Pastaj hadithi: “...duaja më e vlefshme (më e rëndësishme) është elhamdulilah”.

Kjo thënie, el-hamdu lilah, është duaja me të cilën më së shumti afrohemi tek Allahu xh.sh.. Allahu na bëftë prej atyre që thonë pareshtur elhamdulilah derisa ta fitojmë kënaqësinë e Allahut, por edhe pasi ta fitojmë kënaqësinë e Tij, amin!