22
الْكَبِيرُ
El-Kebir
I Madhi
Kategoria
- Madhështia
Krahasuar me Të, sa e madhe është ajo që na frikëson?
El-Kebir është i Madhi. Çdo gjë tjetër është e vogël para Tij — dhe asgjë nuk është më e madhe se Ai.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Kebir - i Madhi. Ky emër është përmendur gjashtë herë në Kur’an, si në ajetin:
Kuptimi i emrit el-kebir sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.
Taberiu ka thënë: “El-Kebir do të thotë i madhi që çdo gjë tjetër e ka nën Të, që nuk ka asgjë më të madh sesa Ai”.
Hatabi ka thënë: “El-Kebir është ai që përshkruhet me madhështi, me pozitë të lartë, që çdo gjë tjetër pos Tij është e vogël, kurse Ai është i Madh.
Thuhet se është Ai që është i madh për ta krahasuar me krijesat e Tij”.
Allahu është i madh me lartmadhërinë e Tij, me cilësitë e Tij, i madh në zemrat e banorëve të qiejve dhe banorëve të tokës.
Nga emri El-Kebir është emri et-tekbir, me thënë ‘Allahu ekber’, Allahu është më i madhi.
Nga llojet e dhikrit, ose përkujtimit që i bëhet Allahut, më së shumti Allahu e do dhikrin me këtë emër, me ‘Allahu ekber’, prandaj këtë lloj e gjejmë shumë herë të cekur në Kur’an dhe në Sunet.
Hatabi ka thënë: “Fjala e namazliut ‘Allahu ekber’ bartet në këtë kuptim, ku ai sikur thotë me këtë fjali: Allahu është më i madh se çdo gjë tjetër. Është sjellë kjo fjali para veprimeve në namaz për t’ia kujtuar namazliut, në mënyrë që sa herë të ngrihet për t’u falur, ta kujtojë këtë dhe mos ta pengojë asgjë nga namazi, mos t’i angazhohet mendja e tij me asgjë tjetër”.
-Pastaj sa herë duam të kalojmë nga një shtyllë e namazit në tjetrën, kalojmë duke e përmendur Allahun me këtë emër ‘Allahu ekber’.
-Kur ta thërrasim ezanin dhe ikametin, e fillojmë me këtë emër dhe e përfundojmë me të, me ‘Allahu ekber’, madje e përsërisim disa herë.
-Në muajin ramazan kur afrohet Bajrami, Allahu na ka porositur të marrim tekbire, ta përkujtojmë Allahun me këtë emër, siç ka ardhur në ajetin kur’anor:
Kur shohim diçka interesante apo të çuditshme themi ‘Allahu ekber’.
Kur gëzohemi për diçka, themi ‘Allahu ekber’.