Ai e di çfarë fsheh zemra jote
El-Alim e di çdo mendim, çdo sekret dhe çdo ndjenjë — asgjë nuk i fshihet Atij.
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe emri El-Alim - I Gjithëdituri, Dijes së Tij nuk mund t’i shmanget asnjë veprim në këtë gjithësi. Ai di çdo gjë, të dukshmet dhe të padukshme. Ky emër është përmendur në Kur’an më shumë se 150 herë, për shembull ajeti:
قَالُوا سُبْحَٰنَكَ لَا عِلْمَ لَنَآ إِلَّا مَا عَلَّمْتَنَآ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَلِيمُ ٱلْحَكِيمُ“ (Melaiket) Thanë: Qofsh i lavdëruar! Ne dimë vetëm atë që na ke mësuar Ti. Në të vërtetë, Ti je i Gjithëdituri, i Urti.” (Bekare: 32)
ثُمَّ أَنزَلَ عَلَيْكُم مِّنۢ بَعْدِ ٱلْغَمِّ أَمَنَةً نُّعَاسًا يَغْشَىٰ طَآئِفَةً مِّنكُمْ وَطَآئِفَةٌ قَدْ أَهَمَّتْهُمْ أَنفُسُهُمْ يَظُنُّونَ بِٱللَّهِ غَيْرَ ٱلْحَقِّ ظَنَّ ٱلْجَٰهِلِيَّةِ يَقُولُونَ هَل لَّنَا مِنَ ٱلْأَمْرِ مِن شَىْءٍ قُلْ إِنَّ ٱلْأَمْرَ كُلَّهُۥ لِلَّهِ يُخْفُونَ فِىٓ أَنفُسِهِم مَّا لَا يُبْدُونَ لَكَ يَقُولُونَ لَوْ كَانَ لَنَا مِنَ ٱلْأَمْرِ شَىْءٌ مَّا قُتِلْنَا هَٰهُنَا قُل لَّوْ كُنتُمْ فِى بُيُوتِكُمْ لَبَرَزَ ٱلَّذِينَ كُتِبَ عَلَيْهِمُ ٱلْقَتْلُ إِلَىٰ مَضَاجِعِهِمْ وَلِيَبْتَلِىَ ٱللَّهُ مَا فِى صُدُورِكُمْ وَلِيُمَحِّصَ مَا فِى قُلُوبِكُمْ وَٱللَّهُ عَلِيمٌۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ“...Vërtet, Allahu e di mirë se ç’keni (të fshehtat) në zemër”. (Ali Imran: 154)
Dhe ajete të tjera.
Kuptimi i emrit el-alim sa i përket lartmadhërisë së Allahut xh.sh.
Taberiu për ajetin kur’anor:قَالُوا سُبْحَٰنَكَ لَا عِلْمَ لَنَآ إِلَّا مَا عَلَّمْتَنَآ إِنَّكَ أَنتَ ٱلْعَلِيمُ ٱلْحَكِيمُ “(Melaiket) Thanë: Qofsh i lavdëruar! Ne dimë vetëm atë që na ke mësuar Ti. Në të vërtetë, Ti je i Gjithëdituri, i Urti.” (Bekare: 32), ka thënë: “Vërtet Ti, o Zoti ynë, je Zoti ynë i Gjithëdijshëm pa mësuar fare, Ti di çdo gjë që ka qenë dhe çfarë do jetë, Ti je i Gjithëdituri për të gjitha të fshehtat (el-gujub), e nuk është asnjëra nga krijesat e Tua e gjithëdijshme”.
Ai ka thënë gjithashtu: “Vërtet Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë që fshihet në mendjet e krijesave të Tij, iman qoftë apo kufër, e vërtetë apo e shtrembër, e mirë apo e keqe, çfarë fshihet dhe çfarë nuk fshihet”.
Hatabi ka thënë: “El-Alim është i Gjithëdijshmi për sekretet e të fshehtat të cilat nuk i dinë krijesat.
Nga frytet e besimit në këtë emër të Allahut xh.sh.
-Gjithëpërfshirja e dijes së Allahut xh.sh., për çdo gjë që gjendet në qiej dhe në tokë, siç ka thënë Allahu xh.sh.:إِن تَمْسَسْكُمْ حَسَنَةٌ تَسُؤْهُمْ وَإِن تُصِبْكُمْ سَيِّئَةٌ يَفْرَحُوا بِهَا وَإِن تَصْبِرُوا وَتَتَّقُوا لَا يَضُرُّكُمْ كَيْدُهُمْ شَيْـًٔا إِنَّ ٱللَّهَ بِمَا يَعْمَلُونَ مُحِيطٌ “…Vërtet Allahu ka dijeni për çdo gjë që punojnë ata”. (Ali Imran: 120)
-Asgjë nuk i fshihet Atij, se ajo që fshihet dhe që publikohet është e njëjtë për Të. Allahu xh.sh. ka thënë:
رَبَّنَآ إِنَّكَ تَعْلَمُ مَا نُخْفِى وَمَا نُعْلِنُ وَمَا يَخْفَىٰ عَلَى ٱللَّهِ مِن شَىْءٍ فِى ٱلْأَرْضِ وَلَا فِى ٱلسَّمَآءِ“O Zoti ynë, Ti e di vërtet çfarë fshehim e çfarë shfaqim haptazi. Allahut nuk i fshihet asgjë, as në tokë, as në qiell”. (Ibrahim: 38)
-Vetëm Ai i ka çelësat e fshehtësisë (gajbit).
وَعِندَهُۥ مَفَاتِحُ ٱلْغَيْبِ لَا يَعْلَمُهَآ إِلَّا هُوَ وَيَعْلَمُ مَا فِى ٱلْبَرِّ وَٱلْبَحْرِ وَمَا تَسْقُطُ مِن وَرَقَةٍ إِلَّا يَعْلَمُهَا وَلَا حَبَّةٍ فِى ظُلُمَٰتِ ٱلْأَرْضِ وَلَا رَطْبٍ وَلَا يَابِسٍ إِلَّا فِى كِتَٰبٍ مُّبِينٍ“Ai i ka çelësat e fshehtësive dhe vetëm Ai i njeh ato: Ai e di ç’ka në tokë dhe në det; asnjë gjeth nuk bie, pa e ditur Ai dhe nuk ekziston asnjë kokërr në errësirën e tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë, që të mos jetë shënuar në Librin e qartë (Levhi Mahfudh)”. (Enam: 59)
-Përkufizimi i dijes së njeriut. Sado që di njeriu, ai prapë di pak, dija e tij është shumë sipërfaqësore, është shumë e cekët. Ai mund të jetë i dijshëm në një shkencë apo në një fushë, por nuk ka dijeni për një fushë apo shkencë tjetër, pastaj dija e tij mund të jetë e gabuar, mund edhe ta harrojë atë që e ka ditur.
ٱللَّهُ ٱلَّذِى خَلَقَ سَبْعَ سَمَٰوَٰتٍ وَمِنَ ٱلْأَرْضِ مِثْلَهُنَّ يَتَنَزَّلُ ٱلْأَمْرُ بَيْنَهُنَّ لِتَعْلَمُوٓا أَنَّ ٱللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ وَأَنَّ ٱللَّهَ قَدْ أَحَاطَ بِكُلِّ شَىْءٍ عِلْمًۢا“...Ai përfshin gjithçka në diturinë e Tij.” (Talak: 12) - Shtimi i frikës ndaj Allahut xh.sh.. Kur njeriu e kupton se Allahu di për të çdo gjë dhe se asgjë nuk mund t’i fshihet Atij, atëherë ai ka kujdes, ruhet nga mëkatet, bëhet musliman më i mirë, më i kujdesshëm dhe këtë kujdes e ka si në publik, edhe kur është vetëm, si në dritë edhe në errësirë. Ai e di se Zotit të tij asgjë nuk mund t’i fshihet.
* Ibnu Kethiri për ajetin:يَعْلَمُ خَآئِنَةَ ٱلْأَعْيُنِ وَمَا تُخْفِى ٱلصُّدُورُ “Allahu e di shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra”. (Gafir: 19), ka thënë:
“Allahu po na informon për dijen e Tij të plotë, gjithëpërfshirëse, për gjërat që kanë peshë dhe ato që nuk kanë peshë, për gjërat e mëdha dhe të vogla, në mënyrë që njerëzit të kenë kujdes e ta dinë se Allahu di çdo gjë e të turpërohen nga Allahu me turp të vërtetë. Ata kështu ruhen nga mëkatet, janë të vetëdijshëm se Allahu e di çfarë po bëjnë dhe i sheh ata, ngase Allahu e di edhe kur ata e kanë qëllimin e keq, edhe pse ata paraqiten dashamirë. Ai e di çfarë fshehin thellësirat e zemrave të tyre, çfarë fshehin gjokset e tyre nga ndjenjat dhe sekretet e tyre.